
ITALI- Vinisius Xhuniori nuk është pranë rinovimit të kontratës me Real e Madridit, ndryshe nga çfarë raportuar më herët disa media spanjolle, pranë klubit madrilen. Përfaqësuesit e yllit brazilian e kanë mohuar këtë fakt. Marrëveshja e re, sipas tyre, jo vetëm që nuk është afër finalizimit, por klubi i Realit nuk ka paraqitur asnjë ofertë të re pas refuzimit parapra të lojtarit për draftin e pare.
Vinisusi bëri një kundërpropozim, i cili nuk u pranua nga drejtuesit madrilenë dhe negociata mbeti në këtë pikë. Takimi i parë formal për rinovim ndodhi në janar në qendrën stërvitore të klubit, me pjesëmarrjen e dy agjentëve dhe babait të Viniciusit. Brazilianiut iu ofrua një pagë mes 15 dhe 20 milionë euro në vit. Vinisiusi e refuzoi, ai paraqiti si kërkesë një kontratë të përmasave të mëdha të ngjashme me atë që dikur e gëzonte CR7-a.
Paketa e kërkuar nga braziliani si kosto shkonte deri në 30 milionë euro në vit, përfshirë bonuset dhe shpërblimin për rinovim. Kërkesa binte ndesh me politikën tradicionale të klubit për pagat. Përfaqësuesit e lojtarit dhe familja e tij ishin të pranishëm në ndeshjen ndaj Arsenalit në Champions League më 16 prill, por ndryshe nga ç’pritej, nuk pati asnjë përpjekje për rifillim të bisedimeve. Nëse Vinisius vendos të largohet, presidenti i klubit, Florentino Perezi, sipas mediave spanjolle thuhet se e ka në mendje zëvendësuesin ideal: sulmuesin e Mançester Sitit, Erling Halandin./ZËRI