Qytetërim

A ka patur Egla shpërthime edhe në punë? Ja si përgjigjet Elvis Pupa

Sipas tij edhe në punë ka patur të tilla por janë normale për shkak të trysnisë dhe stresit që aktorja ka patur, ndërsa shtoi se ajo ishte korrekte. 

a.l
A ka patur Egla shpërthime edhe në punë? Ja si përgjigjet
Elvis Pupa

TIRANË- Aktori Elvis Pupa në pamundësi për të qenë prezent në studio, ka dhënë një intervistë "online" në Fan Club ku ka komentuar disa nga situatat mes banorëve në shtëpinë më të famshme. Ai u pyet edhe për Eglën me të cilën ka punuar dhe shpërthimet e saj në shtëpi i konsideron normale për shkak të kushteve të izolimit. Sipas tij edhe në punë ka patur të tilla por janë normale për shkak të trysnisë dhe stresit që aktorja ka patur, ndërsa shtoi se ajo ishte korrekte. 

Pjesë nga biseda në "Fan Club":

Elvis Pupa: Ne kemi qejf t’i shqiptarizojmë gjërat. Personazhet publike që kanë një karrierë artistike të caktuar në skenë, në momentin që dalin para publikut influencojnë. Se si zgjedh ti të influencohesh është e drejta e tyre. Në punë ka qenë shumë korrekte. Është jeta e vet private, kështu që e respektoj.

Ina Kollçaku: A ka pasur shpërthime edhe në punë Egla?

Elvis: Unë nuk jam psikolog. Shpërthimet gjatë punës janë normale. Gjithësecili ka nerva, ka shpërthime, ka stres. Në momente të caktuara të gjithëve na ndodh.

Ina: Ne kemi norma të tjera në varrim norma të tjera në dasmë. Po flasim për një ambient të izoluar.

Elvis: Aty është bërë si burg.

Arjon: Të gjithë këto izolime në Big Brother duhet të ndikojnë që ti duhet të japësh më të mirën jo më të keqen.

Kujtojmë se Egla dhe Rikja kanë shkuar në një televotim "kokë më kokë" për shkak të përleshjes fizike që patën pak ditë më parë ku nuk i kursyen aspak edhe ofendimet ndaj njëra-tjetrës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB