
ARGJENTINË- Klaudia Vilafane, ish-bashkëshortja e legjendës së futbollit Diego Maradona, ka folur për jetën e vështirë pranë yllit botëror, duke zbuluar edhe një episod të veçantë me këngëtarin e famshëm Ricky Martin. Vilafane konfirmoi një histori të çuditshme kur u pyet nëse kishte futur Riki Martin në bagazhin e makinës së saj.
“Po, është e vërtetë,”-tha ajo, duke shtuar një detaj të pazakontë në kujtimet për jetën e saj pranë Maradonës.
“Gjithçka e vërtetë. Ai sapo kishte mbaruar së kënduari në Obras. Ne shkuam ta takonim dhe e ftuam për darkë”, tha ajo, duke kujtuar se kishte shumë njerëz të pranishëm që pritnin të takonin këngëtarin, ndaj u desh që ta fshihnin në bagazhin e makinës së tyre.
"Gjëja më e keqe ishte se njerëzit e kuptuan gjithsesi. Na ndiqnin me taksi, një karvan i vërtetë me taksi. Në fund të fundit, të gjithë e dinin se ku banonim ne. Kur mbërritëm në shtëpi, kemi parë jashtë ballkonit dhe pamë që kishte dhjetëra taksi me vajza që ishin fanse të Rickit,”-tregoi ajo./ZËRI