Qytetërim

Heidi Baci së shpejti në ekranin televiziv, asnjë lajm nga Romeo

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Heidi është parë në ambientet e Top Channel, ku për sezonin e ri do të jetë pjesë e "Goca dhe gra"

I.F
Heidi Baci së shpejti në ekranin televiziv, asnjë lajm nga Romeo
Heidi Baci

TIRANË- Heidi Baci ka marrë vëmendjen e mediave rozë pasi ditët e fundit po përflitet se ajo dhe Romeo Veshaj janë ndarë.

Ndonëse vetë, Heidi, nuk i ka mohuar këto zëra dhe as nuk i ka pohuar, ajo ka bërë një shkëputje nga rrjetet sociale. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se në fakt, ish-banorja e BBV 3 ka disa plane të reja në axhendën e saj për fillimin e sezonit të ri televiziv.

Së bashku me Ilnisën ajo përflitet se do të prezantojë “Goca e Gra” në “TCH”. Më parë ky emision drejtohej nga Dalina Buzi, Armina Mevlanin, Fatma Haxhialiun, Dalina Buzin dhe Jerina Lalaj. Heidi është parë në ambientet e Top Channel, ku duket se po nisin edhe përgatitjet për sezonin e ri televiziv. 

Ndërsa, përsa i përket vëllezërve Veshaj, ende nuk ka dijeni për planet e tyre edhe pse u përfol se do të drejtonin “Fiks Fare”, por u konfirmua se ky emision do të drejtohet nga Xhemi Shehu dhe Julian Deda.

Po ashtu, përflitet për një “krisje” në marrëdhënien e Heidi Bacit, pasi mungoi urimi i saj në ditëlindjen e Romeo Veshaj, ndryshe nga vëllai i tij, Donaldi, i cili e mori një urim nga Bora Zemani. /ZËRI

Poll

MOS HUMB