Qytetërim

VIDEO/ Këngëtarja Elsa Lila braktis intervistën live në emision

Këngëtarja zgjodhi që të mos i përgjigjej më asnjë fjalie dhe la studion.

F.m
VIDEO/ Këngëtarja Elsa Lila braktis intervistën live në
Flori Gjini dhe Elsa Lila

TIRANË- Këngëtarja Elsa Lila dhe gazetari Flori Gjini janë përplasur sot në studion e ‘People’ në Euronews. Elsa Lila ishte e ftuar për të folur në lidhje me librin e saj që prezantohet në këtë panair, në të cilin ajo ka përshkruar edhe ngjarjet më të vështira që ia kanë ndryshuar jetën vitet e fundit. mes tyre, edhe arrestimin në Itali.

Mirëpo, në momentin që janë shfaqur titujt e artikujve të publikuar lidhur me arrestimin e saj, këngëtarja ka kërkuar që të hiqen menjëherë nga ekrani. Kjo kërkesë iu plotësua nga Gjini, por rrjedha e bisedës ndryshoi. Këngëtarja iu drejtua kamerës dhe kërkoi të fliste përballë saj, porn ë këtë moment gazetari ia bëri të qartë se në srudio ishte ai moderatori.

Këngëtarja zgjodhi që të mos i përgjigjej më asnjë fjalie dhe la studion.

Pjesë nga biseda:

Elsa Lila: Mund t’i mbuloni këto pamje me diçka tjetër, sepse ka kaluar kohë deri kur… mos t’i përdorni përsëri këto. Se ndryshe mund të largohem që këtu drejtpërsëdrejti, pa problem.

Flor Gjini: Regjia mund t’i heqë titujt. Fokusohemi te biseda.

Elsa Lila: Po.

Flor Gjini: Zgjodhe që të mos i lexoje ato tituj, t’i shmangeshe…

Elsa Lila: Si mund t’i lexoj kur ju akoma i nxirrni, ju akoma po më shisni me këto imazhe, çfarë kuptimi kishte të nxirrje këtë imazh këtu tani?! Kush është kuptimi, kur unë kam ardhur me këtë libër. Cili është kuptimi?! Faleminderit shumë. Meqë jemi drejtpërdrejt, të dashur spektatorë dhe telespektatorë…

Flor Gjini: Jo, të lutem të kthehet kamera te unë. Këtë program, më vjen keq Elsa Lila por e drejtoj unë.

Elsa Lila: Unë doja vetëm të përshëndesja publikun, meqë jemi drejtpërsëdrejti

Flor Gjini: Ne jemi drejtpërdrejt dhe miq ne do të kishim një bisedë me Elsa Lilën. “Mirë se erdhe në Rebibia”, për të diskutuar për ngjarjet dhe librin, sepse ai ishte fokusi. Por Elsa Lila erdhi me vonesë sot. Në intervistën e fundit, ajo ka përmendur se ka qenë e shqetësuar për lajmet, titujt, duke menduar që edhe familjarët e saj i lexojnë këto lajme dhe komentet në rrjetet sociale. Ne në media bëjmë edhe pasqyrimin për ngjarjet që kanë kaluar dhe besoj që pastrimin e saj shpirtëror Elsa Lila e ka dhënë në “Mirë se erdhe në Rebibia”. Por ndoshta për të kuptuar më shumë, nëse Elsa nuk i ka lexuar këto tituj dhe me këtë libër ka bërë pastrimin e saj, ka diçka që të shqetëson Elsa?

Elsa Lila: Mund edhe ta mbyllim emisionin, të falenderoj shumë.

Flor Gjini: Faleminderit Elsa Lila që ishe në këtë bisedë në programin “People”. “Mirë se erdhe në Rebibia” është libri i saj në Panairin e Librit.  

Poll

MOS HUMB