
SHBA- Disa prindër përpiqen të jenë tepër të kujdesshëm në lidhje me ekspozimin e fëmijëve të tyre ndaj pajisjeve dixhitale. Por mesa duket, Sofia Richie nuk bën pjesë në këtë kategori. Ajo tashmë ka filluar ta prezantojë vajzën e saj, Eloise me teknologjitë më të fundit.
Në një podcast të ri, modelja 26-vjeçare foli me prezantuesin Jake Shane për rolin e saj të ri si nënë e një foshnjeje 5-muajshe me bashkëshortin, biznesmenin Elliot Grainge. Në rrëfimin e saj, ajo zbuloi se e bija ka një telefon celular nga i cili modelja i shkruan në çdo kohë.
"Eloise ka një celular të vogël për fëmijë . Më pëlqen t'i dërgoj mesazhe, t'i shkruaj, mirëmëngjes, Eloise! Jeta ime tani ka kuptim. Nuk kam dashur kurrë asgjë më shumë, jam e fiksuar pas saj, ajo është perfekte,"-tregoi ajo.
Më pas, Richie sqaroi se mesazhet e Eloise i lexon dadoja e saj./ZËRI