
PRISHTINË- Ledri Vula ishte i ftuar tek emisjoni “Mirëmbrëma Yje”, ku foli për herë të parë dhe për ndarjen e tij nga Sara Hoxha. Ledri tha se kur ata ia thanë si fillim vajzës së tyre lajmin e ndarjes, ajo nuk e priti mirë dhe qante. Këngëtari u shpreh se tashmë Poi e ka kuptuar dhe nuk e ka më problem.
Arbana Osmani: Si ja keni shpjeguar këtë situatë Poit?
Ledri Vula: Në fillim ka qenë shumë e vështirë. E pa njëherë që ishte tek unë dhe njëherë tek Sara. Kur ishte tek Sara qante për mua dhe kur ishte tek unë qante për mamin. Momentin kur ja kemi shpjeguar, treguar situatën, she is totally cool (nuk e ka më problem).
Arbana Osmani: E ka pranuar? E ka kuptuar?
Ledri Vula: Java ime me babin! Java ime me mamin! That’s it (kjo është e gjitha).
/ZËRI