Qytetërim

Skandal në Premier League, arbitri filmohet duke thithur kokainë në ndeshjet e EURO 2024

Coote tashmë po hetohet nga PGMOL dhe FA për sjelljen e tij.

I.F
Skandal në Premier League, arbitri filmohet duke thithur kokainë
David Coote

LONDËR- Gjyqtari i pezulluar i Premier League, David Coote është filmuar duke thithur një pluhur të bardhë, që dyshohet se është kokainë, gjatë arbitrimit të Europianit 2024 këtë verë.

Coote u pezullua nga PGMOL, organi drejtues për gjyqtarët profesionistë, pasi ai ofendoi skuadrën e Liverpool dhe trajnerin Jurgen Klopp. Sipas pamjeve të publikuar nga media britanike “The Sun”, dyshohet se videoja është realizuar më 6 korrik, një ditë pas ndeshjes çerekfinale të Euro 2024 midis Spanjës dhe Gjermanisë, ku ai ishte e ekipit që gjykoi ndeshjen në VAR. Coote ia ka dërguar videon në fjalë një shoku, e cila është realizuar në dhomën e tij të hotelit e cila u financua nga UEFA dhe e përdorte gjatë turneut evropian.


Sipas mikut të tij, i cili foli në mënyrë anonime, Coote gjithashtu ka ofenduar skuadrën e Everton dhe lojtarin e Liverpool, Andy Robertson. Coote tashmë po hetohet nga PGMOL dhe FA për sjelljen e tij.

Pas skandalit të tij, UEFA e hoqi atë nga lista për ndeshjet ndërkombëtare që do të zhvillohen këtë javë. Po ashtu video të tjera nga ndeshjet e Paris 2024 janë publikuar, ku ai ka ofenduar dhe ka bërë komente raciste ndaj lojtarëve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB