Qytetërim

Monica Lewinsky për Bill Clinton: Ishte dashuri, por edhe abuzim me pushtetin

Aktivistja iu referua skandalit që e stigmatizoi publikisht gati tre dekada më parë.

k.m.
Monica Lewinsky për Bill Clinton: Ishte dashuri, por edhe abuzim me
Monica Lewinsky

SHBA- Tre dekada pas skandalit që tronditi publikun amerikan dhe çoi në shkarkimin e Bill Clinton, Monica Lewinsky ka pranuar publikisht se, në atë kohë, ajo ndihej e dashuruar me të. Në një diskutim në podcastin e Elizabeth Day "How To Fail", aktivistja tani 51-vjeçare pranoi gjithashtu edhe çekuilibrin e qartë të pushtetit që karakterizonte marrëdhënien e tyre.

"Ishte dashuria e një gruaje të re, 22 deri në 24 vjeç. Mendoj se kisha edhe njëfarë obsesioni dhe gjëra të tjera, por kështu e shihja unë në atë kohë. Gjithashtu mendoj se ishte një abuzim me pushtetin."

Duke iu referuar imazhit që u formua rreth emrit të saj në ato vite, Lewinsky u përqendrua në veçanti në stereotipin e "bjondes budallaqe" ose "bimbos", i cili - siç thotë ajo - nuk kishte të bënte fare me realitetin.

"Puna ime e parë pas kolegjit ishte në Shtëpinë e Bardhë. Kam punuar gjithashtu në Pentagon, kam udhëtuar në të gjithë botën me shefin tim, i cili ishte sekretari i shtypit i Pentagonit, dhe kemi udhëtuar me Sekretarin e Mbrojtjes. Nuk jam gjeni, nuk do të isha kurrë në krye, por nuk isha një budallaqe. Kështu më paraqisnin, dhe kjo ishte diçka me të cilën u përpoqa shumë ta refuzoja."

Lewinsky gjithashtu rrëfeu se, nëse do të mundte, do të preferonte një jetë larg vëmendjes.

“E dua dhe e vlerësoj atë që jam sot, por për kaq shumë arsye të ndryshme, do të preferoja një jetë më normale. Do të doja të kisha një jetë më normale.”

Në një intervistë tjetër, në podkastin "Call Her Daddy", ajo tha se pas skandalit ndjeu sikur kishte shkatërruar të ardhmen e saj. Duke folur për atë periudhë, ajo tha: U portretizova shumë shpejt si një përndjekëse, me çrregullime mendore, jo mjaftueshëm tërheqëse.

Skandali i Monica Lewinsky dhe Bill Clinton

Monica Lewinsky për Bill Clinton: Ishte dashuri, por edhe abuzim me
Bill Clinton dhe Monica Lewinsky

Skandali i Monica Lewinsky-t me Bill Clinton shpërtheu në vitin 1998, kur u zbulua se Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara kishte pasur një marrëdhënie seksuale me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Lewinsky, nga viti 1995 deri në vitin 1997. Prova kryesore ishte një fustan blu që Lewinsky kishte veshur gjatë takimit të tyre më 28 shkurt 1997, dhe të cilin ajo e kishte mbajtur të palarë në dollapin e saj, pa e ditur se ishte njollosur me spermë. Shoqja e saj, Linda Tripp, e bindi atë ta mbante atë si provë, së bashku me regjistrimet në kasetë të bisedave të tyre. Më 28 korrik 1998, Lewinsky ia dorëzoi fustanin Këshilltarit Special Kenneth Starr, i cili ia dërgoi FBI-së. Atje, përmes testimit të ADN-së, u përcaktua se materiali gjenetik përputhej me atë të Clinton./ZËRI

Poll

MOS HUMB