
BRITANI E MADHE- Këngëtarja britanike Jessie J iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi u diagnostikua me kancer në gji. Ajo e njoftoi lajmin në një postim në Instagram, duke ndarë video dhe foto nga shtrati i saj në spital. Në postimin e saj, këngëtarja 37-vjeçare, e cila i kishte informuar fansat e saj për aventurën e saj shëndetësore në rrjetet sociale disa javë më parë, ndau foto nga shtrati i saj në spital, duke treguar gjoksin e mbështjellë me fasha.
Partneri i saj, Hanan Shafir Coleman, u kap duke i dhënë një puthje teksa ajo po futej në operacion, ndërsa foto të tjera treguan emocionin e saj kur arriti të shihte djalin e saj 2-vjeçar, Skye. Jessie J nuk hezitoi të tregonte momente nga operacioni, duke zbuluar tubin e kullimit, i cili ndihmon në menaxhimin e grumbullimit të lëngjeve.
View this post on Instagram
Në një video tjetër, këngëtarja shihet në fazën e rikuperimit, menjëherë pasi u zgjua nga operacioni, duke i thënë partnerit të saj në një gjendje të hutuar: E imagjinova Skye duke më thënë, 'Të dua, mami', dhe unë thashë, 'Edhe unë të dua, të dua shumë'.
Disa ditë më parë, Jessie J performoi në koncertin e saj të fundit para operacionit dhe u zotua të mposhtte kancerin e gjirit./ZËRI