Qytetërim

‘Në Evropian s’shkohet me autobus’, Smajlaj i përgjigjet Luiza Gegës: Ka inate personale

Sipas kreut të ri të atletikës, Luiza Gega po hakmerret për zgjedhjet në federatë ku nuk arriti postin e anëtares së kryesisë.

F.I
‘Në Evropian s’shkohet me autobus’, Smajlaj i
Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega

TIRANË-Izmir Smajlaj, kreu i federatës së atletikës ka reaguar pas deklaratës së Luiza Gegës, e cila denoncoi mënyrën se si Federata Shqiptare e Atletikës ka organizuar udhëtimin drejt garës, duke deklaruar se vendimi për të transportuar atletët me autobus është i papranueshëm. 

Smajlaj nga ana e tij pranoi se një pjesë e ekipit udhëtoi në këtë mënyrë, por jo Luiza Gega. Ndërsa hodhi poshtë akuzat për mungesë të uniformave për ekipin kombëtar. Sipas kreut të ri të atletikës, Luiza Gega po hakmerret për zgjedhjet në federatë ku nuk arriti postin e anëtares së kryesisë.

“Luiza Gega bëri gjithë ato kritika, për rikthimin 20 vite mbrapa me autobus. Është një interpretim që nuk paraqitet realitetin e plotë të përpjekejeve tona. Pjesmarrja në ligën e 3 evropiane kërkon një planifikim shumë të kujdsshëm, veçanërisht, kur bëhet fjalë për një delegacion të madh. Ne e kemi te detyrueshëm me ligj të dalim në agjensim të prokurim publik, asnjë nga 7 agjensitë nuk i plotësoi kriteret e duhura. Për rrjedhojë menduam që pjesën elitare të atletikës ta nisim me avion, ku ishte edhe Luiza gega. Megjithatë ajo nuk u paraqit në aeroport fare. Pesha e fanelës së kombëtares është shumë më e rëndësishme se çdo inat personal apo pakënaqësi sepse kur veshim fanelën e Shqipërisë përfaqësojmë miliona shqiptarë, që janë një burim frymëzimi dhe krenarie. Çdo përgjegjësi kolektive duhet të jetë gjithmonë mbi interesin personal. Është thelbësore që cdo çështje apo pakënaqësi të adresohet nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe dialogut konstruktiv, pa dëmtuar imazhin e ekipit apo frymën e bashkpunimit. Përçarja e grupit, sidomos në media, dëmton jo vetëm federatën, por edhe sportin shqiptar.,”-u shpreh Smajlaj për Report.Tv.

Smajlaj, ish-atlet i kërcimit së gjati, mori drejtimin e federatës më 5 maj si kandidat i vetëm, pas tërheqjes së Taulant Stërmasit, trajnerit të Gegës nga gara, mes akuzave për parregullsi në procesin zgjedhor. Po ashtu, edhe vetë Gega nuk u zgjodh në kryesinë e re të federatës, pasi nuk mori mbështetjen e nevojshme me vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB