
MIAMI- Historia e Sean “Diddy” Combs do të kthehet në një serial dokumentar dhe mbi të gjitha do të realizohet nga rivali i reperit, Curtis “50 Cent” Jackson. Reperi 50 Cent në bashkëpunim me Netflix do të sjellë dokumentarin më të ri në lidhje me arrestimin e Diddy, i cili akuzohet për trafikim seksual, përdhunim dhe abuzim.
50 Cent së bashku me regjisorin Alex Stapleton thanë për “Variety” se kjo është një histori shumë e rëndësishme dhe nuk kufizohet vetëm në lajmet që janë raportuar deri më tani.
“Është një histori me një ndikim të rëndësishëm te njerëzit. Një rrëfim kompleks që përfshin dekada dhe nuk kufizohet thjesht në titujt e lajmeve dhe videot, siç e kemi parë deri tani. Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë për t'i dhënë zë atyre që janë heshtur dhe për të paraqitur perspektiva të paanshme dhe të flasin për eksperiencën e tyre. Ndërsa akuzat janë të neveritshme, ne i nxisim njerëzit të kujtojnë se historia e Sean Combs nuk përfaqëson të gjithë historinë e hip hopit dhe kulturën e tij. Ne duam të sigurojmë që aktet individuale të mos lënë në hije kontributin më të gjerë të kësaj kulture. Regjistrimi i dokumentarit do të fillojë në nëntor”, tha 50 Cent.
Sipas padisë, Diddy kërcënoi, abuzoi dhe detyroi gratë dhe burrat të "plotësonin dëshirat e tij seksuale", domethënë të merrnin pjesë në aktet seksuale që ai filmonte në festat që ai i quajti "Freak Offs".
Avokati i tij tha se ai është një njeri pafajshëm, që nuk ka asgjë për të fshehur. Dhe e quajti arrestimin e tij të padrejtë të.
Reperi u urdhërua së fundi të paguante 100 milionë dollarë dëmshpërblim për akuzat për sulm seksual me të cilin po përballej që nga viti 1997 kundër Derrick Lee Cardello-Smith, i cili e kishte akuzuar atë se, 30 vjet më parë, Combs e kishte droguar dhe më pas e kishte përdhunuar në një festë.
Në mars 2016, sipas pamjeve të kamerës nga një hotel në Los Anxhelos, ai ndoqi ish-partneren e tij, Cassie Ventura dhe e sulmoi atë në ashensor dhe u përpoq ta tërhiqte në dhomën e tij. Të nesërmen ai postoi një video në Instagram ku e quajti sjelljen e tij të pajustifikueshme dhe deklaroi se merr përgjegjësinë e plotë për veprimet e tij.
Ventura ngriti një padi kundër tij në nëntor 2023, duke e akuzuar atë për abuzim. Në veçanti, ajo pretendoi se për më shumë se dhjetë vjet kishte qenë vazhdimisht viktimë e trafikimit, përdhunimit dhe dhunimit nga Combs.
Akuzuesja pretendon se kur u takua me reperin, në moshën 19-vjeçare, ai ishte 37 dhe e tërhoqi atë në një botë të mbushur me drogë. Ajo tha se ai filloi ta abuzonte që në fillim të lidhjes së tyre, por kur u përpoq të ndahej në vitin 2018, ai e mori me forcë në shtëpinë e tij dhe e përdhunoi.
Kjo u pasua nga një padi nga producenti Rodney "Lil Rod" Jones, i cili pretendon se ishte i detyruar të merrte pjesë në akte seksuale me punonjëse seksi të punësuar nga Combs. Ai shton se ishte sulmuar seksualisht dhe kërcënuar nga Combs për më shumë se një vit. /ZËRI