Qytetërim

Silvinho nis përgatitjet për sfidat e radhës së 'Nation League', mungojnë titullarët

Armando Broja është ende duke u rikuperuar dhe nuk ka një informacion nëse ai do t’i bashkohet kuqezinjve

I.F
Silvinho nis përgatitjet për sfidat e radhës së 'Nation
Foto ilustruese

TIRANË- Kombëtaren shqiptare e presin dy sfida të rëndësishme gjatë muajit tetor në Nations League. Më datë 11 tetor në orën 20:45, Shqipëria do të luajë në Çeki dhe më pas në 14 tetor në orën 18:00 e pret sfida me Gjeorgjinë. Një nga shqetësimët kryesore që ka trajneri Silvinho është gjendja e lojtarëve, ku pritet të ketë mungesa të rëndësishme në fushë.

Armando Broja është ende duke u rikuperuar dhe nuk ka një informacion nëse ai do t’i bashkohet kuqezinjve, po ashtu edhe Berat Gjimshti dhe Rei Manaj janë të dëmtuar dhe ndoshta nuk do të jenë në gjendje të luajnë në dy ndeshjet e fundit të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ende nuk ka asnjë informacion nëse Elseid Hysaj do t’i bashkohet Kombëtares. Por ka edhe lajme të mira! Pas mungesave në dy ndeshjet e para Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni do të rikthehen sërish në fushë.

Ndeshjet janë të vlefshme për Nations League. Në takimet e muajit që lamë pas, Shqipëria fitoi me Ukraninën me rezultatin 2-1; ndërsa me Gjeorgjinë, kuqezinjtë humbën me rezultatin e ngushtë, 0-1. Aktualisht, vendin e parë në grup e ka skuadra e Gjeorgjisë, e cila ka grumbulluar 6. Shqipëria ndan vendin e dytë me Çekinë, secila me nga 3 pikë. Nations League është e rëndësishme pasi 4 skuadrat më të mira nga vendet e para, kualifikohen për në play-off për Kupën e Botës. Pra vendi i parë në grup na jep shanse që në vitin 2026, të jemi pjesë e Kampionatit Botëror./ZËRI

Poll

MOS HUMB