Qytetërim

Me gishtat nga qielli! Cristiano Ronaldo shënon gol, ia dedikon babait të ndjerë

Ronaldo ka folur shumë pak në mediat e huaja për ndikimin që ka pasur humbja e parakohshme e babait në jetën e tij

M.M
Me gishtat nga qielli! Cristiano Ronaldo shënon gol, ia dedikon babait
Cristiano Ronaldo

ARABIA SAUDITE- Ylli portugez, Cristiano Ronaldo golin që shënoi më 30 shtator për Ligën e Kampionëve nën fanellën e Al Nassr-it kundër Al Rayyan ia ka dedikuar babit të tij, i cili nuk jeton më.

Data 30 shtator shënoi ditëlindjen e tij, (do të ishte 71 vjeç) ndaj menjëherë pas golit vendimtar që shënoi, Cristiano Ronaldo drejtoi gishtat nga qielli. Ronaldo tregoi se golin ia kushtoi babait të tij, të cilin e humbi në vitin 2005 duke mos mundur të shohë suksesin gjigand të yllit të kombëtares portugeze. 

Goli i sotëm ka një aromë tjetër. Do të doja që babai im të ishte gjallë sepse sot është ditëlindja e tij”, tha Cristiano pas ndeshjes, e cila u fitua nga ekipi i tij me rezultat minimal 2-1. 

Ronaldo ka folur shumë pak në mediat e huaja për ndikimin e babait në jetën e tij por ajo që futbollisti tregon gjithmonë është dhimbja e madhe që i shkaktoi vdekja e parakoshme e të atit, dhe rruga e gjatë që bëri për t'u ngritur mbi fatkeqsinë e për t'u bërë një nga futbollistët më të mëdhenj në histori./ ZËRI

Poll

MOS HUMB