
SHBA- Që kur u zbulua skandali i P Diddy, në rrjet ka nisur një sulm ndaj këngëtares me famë botërore, Beyonce dhe bashkëshortit të saj, reperit JayZ. Këto sulme kanë ardhur me kostot e tyre duke e bërë këngëtaren të humbas më shumë se 5 milion ndjekës në vetëm 24 orë, ndërsa JayZ ka humbur rreth 3 milionë.
Nëse e kontrolloni tani, llogaria e Beyonce ka 315 milionë ndjekës dhe parashikohet që numri të ulet akoma gjatë ditëve në vijim. Shumë njerëz mendojnë se Beyonce luajti një rol kyç në mbajtjen e sekreteve të P Diddy. Sipas mediave të huaja ajo dhe Jay-Z zgjodhën të heshtin edhe pse publiku po hedh akuza nga më të ndryshmet mbi ta.


Gjithçka nisi vitin e kaluar kur ish e dashura e tij Cassie e paditi për dhunë fizike dhe seksuale. Ajo pretendonte se ai e kishte abuzuar, përdhunuar, droguar, e kishte detyruar të kryente marrëdhënie me burra të tjerë me dhunë dhe i kishte regjistruar aktet seksuale me kamera.
Më pas ishte një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së një hoteli në LA që zbuloi të vërtetën e madhe. Diddy u shfaq me një peshqir, sapo kishte dalë nga dushi, duke sulmuar brutalisht të dashurën e tij, Cassie.
-
-
Kush janë 20 VIP-at që kanë qenë pjesë e festave të Diddy-t?
29 Shtator, 11:39 -
-
BRENDA "white parties" të Diddy-t! 14 faqet e tmerrit
27 Shtator, 19:58
Diddy organizonte festa në vila luksoze dhe ftonte miq të cilëve u ofronin drogë dhe favore seksuale nga vajzat që punonin në vilën e tij si punonjëse seksi, ose që ishin thjesht modele apo artiste që kishin një kontratë me kompaninë e tij diskografike./ ZËRI