Qytetërim

Diddy hiqet nga sistemi i monitorimit, avokati: Ai është i fortë dhe gati për gjyqin e tij

Reperi u vendos nën sistemin e monitorimit, pasi atij iu mohua lirimi me kusht, pas arrestimit të tij më 16 shtator.

I.F
Diddy hiqet nga sistemi i monitorimit, avokati: Ai është i fortë
Sean "Diddy" Combs

NJU JORK- Reperi Sean “Diddy” Combs nuk ndodhet më nën vëzhgimin për vetëvrasje në qelinë e tij, pasi u arrestua për prostuticion dhe trafikim njerëzor. Gjatë ditëve të para nën arrest, Diddy u vendos nën vëzhgim pasi gjendja e tij e rënduar emocionale ngriti shqetësime se ai mund të tentojë vetëvrasje.

Avokati i tij tha për “People” se Diddy nuk është më nën vëzhgim, ndërsa theksoi se është shumë i fortë dhe në pritje të gjykimit të tij.

“Ai është i fokusuar dhe shumë i fortë. Ai po fokusohet në mbrojtjen e tij dhe po përgatitet për gjyqin e radhës”, tha ai.

Reperi u vendos nën sistemin e monitorimit, pasi atij iu mohua lirimi me kusht, pas arrestimit të tij më 16 shtator. Disa burime thanë për People të enjten se vendimi është marrë si një masë paraprake, pasi Combs është në gjendje shoku dhe gjendja e tij emocionale është e rënduar.

“Sistemi i vëzhgimit është krijuar si masë mbikqyrëse e marrë për të burgosurit që janë në gjendje të rëndë emocionale dhe kanë prirje vetëvrasjeje. Ata kërkojnë monitorim të shpeshtë", sipas Institutit Kombëtar të Korrigjimeve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

Reperi 54-vjeçar aktualisht po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, Nju Jork. Institucioni i vuajtjes së dënimit, i cili u hap në vitin 1994 dhe ka më shumë 1,200 të burgosur, është i njohur për dhunën, kushtet e ndyra, kontaminimin e ushqimit dhe vetëvrasjet, sipas Neë York Times.

Në korrik, një i burgosur vdiq nga plagët e marra gjatë një përleshje në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan, të cilin avokati i tij e përshkroi si një burg federal i mbipopulluar, pa staf dhe i lënë pas dore, që është ferri në tokë.

Themeluesi i Bad Boy Records u akuzua të martën në gjykatën federale në Manhatan për trafikim njerëzor me qëllim prostuticionin, abuzim dhe shantazhe. Në një aktakuzë prej 14 faqesh, prokurorët akuzuan Combs për krijimin e një sipërmarrjeje kriminale, anëtarët dhe bashkëpunëtorët e së cilës ishin përfshirë në trafikim njerëzor, punë të detyruar, rrëmbim, zjarrvënie, ryshfet dhe pengim të drejtësisë.

Aktakuza zbuloi gjithashtu se oficerët federalë gjetën drogë dhe më shumë se 1,000 shishe lubrifikant dhe tre AR-15 gjatë operacionit në rezidencën e tij në Miami dhe Los Anxhelos. Combs u deklarua i pafajshëm për të tre akuzat. /ZËRI

Poll

MOS HUMB