
SHBA- Pasi Sean Diddy Combs u arrestua për trafik të qenieve njerëzore, e gjithë vëmendja është fokusuar tek "festat e bardha" që ai mbante në pronat e tij. Këto festa u zhvilluan nga viti 1998 deri në vitin 2009 në rezidencën e tij. Në këto festa kishte gra gjysmë të zhveshura dhe gra me kostume engjëlli që shpërndanin pije për të ftuarit. Të ftuar ndër vite ishin Paris Hilton, Ashton Kutcher, Leonardo DiCaprio, Khloe Kardashian, si dhe Jennifer Lopez, e cila ishte në lidhje me reperin nga viti 1999 deri në 2001. Daily Mail raportoi se Tommy Lee, Pamela Anderson, Mariah Carey, Nick Cannon, Howard Stern, Aretha Franklin, Martha Stewart, Beyonce dhe Jay-Z gjithashtu morën pjesë në këto festa. Madje pretendojnë se ishin në dijeni për gjithçka që ndodhte. Aktakuza prej 14 faqesh akuzon reperin Diddy, për pjesëmarrje në krime të shumta, duke përfshirë zjarrvënie, ryshfet, rrëmbim dhe pengim të drejtësisë. Në qendër të akuzave janë festat e reperit që përfshinin përdorimin e drogërave të rënda dhe seksin e detyruar. Sipas dëshmitarëve, ata që abuzoheshin, i bënin serume për të marrë veten. Por "tortura" e tyre nuk mbaronte me aq! Combs kishte kasetat e tyre të seksit dhe i përdorte për t'i shantazhuar. E para që ngriti padi ishte këngëtarja Cassie, e cila është edhe ish e dashura e tij, në dosje ajo referohet si "Viktima-1". Cassi pretendon se reperi e urdhëronte që të derdhte "baby oil" mbi trup. Teksa e filmonte, Diddy e udhëzonte se ku t'i prekte punonjëset e seksit ndërsa ai masturbohej duke parë gjithë skenën. Adria English, e cila është gjithashtu një nga paditëset, akuzoi Combs se kërkonte seks me të ftuarit në "festat e tij të bardha". Ajo shton se reperi i kishte dhënë edhe alkool të përzierë me ekstazi.
/ZËRI