Qytetërim

'Ne jemi San Marino, duhet të vuajmë gjithmonë': Si është të luash për kombëtaren që renditet e fundit në botë

Ka vetëm 2 fitore në historinë e saj, ndërsa futbollistët gjysmëprofesionistë detyrohen që të bëjnë një jetë të dyfishtë

E.K
'Ne jemi San Marino, duhet të vuajmë gjithmonë': Si
gezimi i fitores

SAN MARINO- Humbje 2-1 nga Danimarka, humbje 2-1 ndaj Finlandës, barazim 1-1 me Letoninë! Për shumicën e skuadrave të futbollit, ky do të ishte një tregues i formës së keqe, momenteve të vështira që një ekip është duke kaluar, ose një sinjal që kombëtarja duhet të jetë në kërkim të një trajneri të ri. Por ky nuk është rasti i San Marinos. Këto janë ndoshta disa prej rezultateve më të mira në historinë e kësaj kombëtareje.

Që nga përballja e parë që San Marino ka pasur në vitin 1986, në 212 ndeshje, ajo i ka humbur të gjitha, përveç 12 barazimeve, dhe dy fitoreve historike.

Pozicioni më i lartë që kjo skuadër ka pasur në renditjen e FIFA-s ka qenë numri 118 i botës në shtator 1993 dhe që prej asaj kohe, ka pasur vetëm rënie të shypejtë. Hera e fundit që skuadra nuk ishte në fund të renditjes ishte më shumë se tre vjet më parë kur, për 35 ditë, skuadra ishte e 209-ta në vend të 210-të. Është, statistikisht, ekipi kombëtar më i keq i futbollit në botë.

“Ne përpiqemi që të bëjmë më të mirën tonë, kudo që të mundemi, por nëse kundërsharët tanë janë në një ditë të mirë, ata mund të bëjnë gjithçka me ne”, tha mbrojtësi Dante Rossi për CNN Sport. 

'Ne jemi San Marino, duhet të vuajmë gjithmonë': Si

San Marino, është një mikroshtet i vogël brenda Italisë, ku jetojnë pak më shumë se 33 mijë banorë. Nëse do të ishte një qytet në SHBA, do të renditej në vendin e 1400 për nga numri i popullsisë. San Marino është i njohur për pejsazhin mbreslënës, ëmbëlsirat tradicionale, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aftësitë e saj në futboll. San Marino është një enklavë e vogël brenda Italisë. 

Marcello Mularoni është një nga lojtarët më të rëndësishëm të San Marinos. Ai ka bërë 45 paraqitje për vendin e tij, ka luajtur në ndeshje të mëdha kundër Anglisë dhe Italisë dhe ka qenë kapiten i skuadrës në paraqitjen e saj më të fundit.

Por shumicën e kohës, Mularoni është një konsulent biznesi, dhe i duhet që të bëjë një jetë të dyfishtë.

Mesfushori është gjysmë profesionist, si pothuajse të gjithë bashkëlojtarët e tij në kombëtare. Skuadra e San Marinos përbëhet nga punonjës zyre, trajnerë personalë, studentë, një grafik dizajner dhe një profesionist me kohë të plotë - Nicola Nanni, i cili luan futboll me një klub te serisë C në Itali.

‘Është e çuditshme, pasi gjithë ditën duhet të jemi të përqëndruar në punën tonë, dhe më pas na duhet të shkojmë në stëbitje’, tha Mularoni.

“Edhe nëse jemi të lodhur duhet të stërvitemi, e bëjmë për pasionin tonë, por edhe për mundësin që na jepet që të përballemi me lojtarë si (Jude) Bellingham - idhujt tanë që i shohim në TV - sikur të jenë djem apo miq normal”.

“Është qesharake, por duhet të punojmë. Ne luajmë shumë ndeshje gjatë vitit, që do të thotë se jemi larg punës, ndaj duhet të tregosh respekt për pronarin e biznesit”.

Sipas Rossit, kjo jetë e dyfishtë është një nga arsyet pse San Marino ka pasur vështirësi gjatë viteve.

“Ne kemi shumë njerëz në skuadër që punojnë ose studiojnë. Kjo kërkon shumë kohë dhe padyshim shumë përqendrim”, tha ai.

“Në vitin 2021, ne luajtëm në Wembley kundër Anglisë dhe humbëm 5-0. Ndoshta shumë mendojnë se ky ishte një rezultat shumë i thellë, por për ne jo”, vazhdoi rrëfimin e tij Dante Rossi.

“Ne nuk jemi profesionistë që tia kushtojmë gjithë kohën tonë futbollit, pasi kjo nuk na mundëson një mirëqënie ekonomike. Kemi shumë probleme, kemi familje, kemi shumë gjëra për të menduar përveç futbollit. Bëhet vërtet e ndërlikuar sepse (skuadrat e tjera) janë 100% të përkushtuara për këtë.”

Sipas Rossit, nuk është e lehtë të humbësh kaq rëndë, kaq shpesh. Midis 2006 dhe 2023, San Marino mbajti rekordin e padëshiruar, që pësoi humbjen më të thellë në historinë kualifikuese të Kampionatit Evropian – një mposhtje 13-0 nga Gjermania.

7 shtatori 2006 , mbetet një ditë e zezë për këdo që ndjek San Marinon. Rossi nuk luajti në atë lojë, por ai u shfaq në një ditë tjetër famëkeqe në historinë e futbollit të vendit, një humbje 10-0 ndaj Anglisë në nëntor 2021.

“Ajo ndeshje ishte më e vështira, në nivel personal dhe në grup, që na është dashur të përballemi”, kujtoi Rossi. “Ishte e dhimbshme. Ne vuajtëm pas asaj loje, t'ju them të vërtetën. Kemi vuajtur shumë. Por hej, ndodh. Ky është futbolli. Ne jemi San Marino, duhet të vuajmë gjithmonë!”

Mbrojtësi e di mirë dhe është i vetëdijshëm, që luan me një skuadër që në 210 ndeshje ka fituar vetëm 1.

“Është shumë e vështirë ta kuptosh ndonjëherë, sepse futbolli është një sport ku gjëja më e rëndësishme – e vetmja gjë, ndonjëherë – është të fitosh dhe të bëhesh kampion”, shpjegoi ai. “Por unë nuk mendoj se është një ekstrem, secili duhet të shikojë realitetin e tij dhe çfarë mund të bëjë me të, qoftë edhe gjërat e vogla.”

Tifozët e San Marinos kanë mësuar gjithashtu se si të qëndrojnë optimistë, edhe pse pothuajse gjithmonë skuadra e tyre humbet.

"Ne jemi të sëmurë sepse mbështesim San Marino," tha Christian Santini, një prej tifozëve më të flaktë të kombëtares. “Ne mbështesim një ekip që nuk fiton kurrë.”

"Unë nuk jam nga San Marino," vazhdoi ai. “Unë jetoj afër bregut perëndimor të Italisë. Më duhen gati tre orë për të arritur në San Marino. Në mesin tonë kemi një burrë bavarez që shkon me makinë në San Marino nga Mynihu. Kemi njerëz nga Austria, dy irlandezë, një francez. Këta janë njerëz të sëmurë. E thjeshtë”.

Ndërkohë që edhe futbollistët pranojnë njohjen me tifogrupin që i shoqëron kudo, pavarësisht modestisë në numra.

“Nëse dua të shoh një ndeshje futbolli profesionist, jetoj dy kilometra larg një ekipi të Serisë A, Empoli. Këtu në Toskanë, kam edhe Fiorentinën dhe Pizën. Pra, pse të udhëtoj tre orë dhe të shkoj të shoh San Marinon për një ndeshje futbolli? Ne i mbështesim ata për arsyen unike se ata janë si ne. Janë njerëz që punojnë shumë gjatë javës. Por ata gjithashtu na bëjnë të ëndërrojmë”, shprehet më tej Santini.

'Ne jemi San Marino, duhet të vuajmë gjithmonë': Si

Ekipi duket se motivohet vetëm kur përballë kanë ekipe të lehta në letër, ose pranë nivelit të tyre.

“Para ndeshjes me Lihtenshtajnin, mund të shihja në sytë e shokëve të skuadrës se ata besonin,”tregon njëri prej futbollistëve. "Ne po mendonim, 'Po, sot është dita'." Mundësitë për të luajtur kundër ekipeve të një niveli të ngjashëm nuk vijnë shumë shpesh, shpjegoi Mularoni.

“Rreth katër vjet më parë, ne u përballëm me Gjibraltarin dhe Lihtenshtajnin dhe kishte presion – si, “Uaa, ne duhet të fitojmë”, tha ai. “Por këtë herë kundër Lihtenshtajnit, ne nuk kishim ato lloj mendimesh. Ishte sikur, 'Ne mund të fitojmë', jo 'Ne duhet të fitojmë'”.

Sidoqoftë, skuadra ishte e vetëdijshme se duhej të ishte në maksimumin e saj. “Ne e dinim se për të fituar ndeshjen, ose për të pasur një shans për të fituar ndeshjen, do të duhej të bënim gjithçka në mënyrë perfekte”, tha Rossi. "Nuk kishte rrugë tjetër - nëse do të bënim gabime, do të humbnim."

"Ishte një emocion që nuk do ta harroj kurrë për pjesën tjetër të jetës sime. Kur gjyqtari fryu bilbilin për të përfunduar ndeshjen, gjithçka ndaloi, si në një film”.

Vetë loja ishte larg nga një klasike. Një gol në fillim të pjesës së dytë nga 19-vjeçari Nicko Sensoli – i cili ende nuk kishte lindur kur San Marino fitoi për herë të fundit – ishte i mjaftueshëm. Por cilësia e lojës ishte gjëja e fundit në mendjen e Rossit.

“Ishte një emocion që nuk do ta harroj kurrë për pjesën tjetër të jetës sime,” tha ai. “Kur gjyqtari i ra bilbilit për të përfunduar ndeshjen, gjithçka ndaloi, si në një film. Nuk mund të dëgjoja asgjë. Ishte e pabesueshme. Përqafova shokët e mi të skuadrës, shkova te trajneri, pastaj pashë te tribunat për të gjetur vajzën time dhe thjesht u kënaqa”.

'Ne jemi San Marino, duhet të vuajmë gjithmonë': Si

Në dhomën e zhveshjes, Rossi pa jo vetëm se çfarë do të thoshte një fitore për shokët e tij, por edhe për njerëzit e San Marinos.

“Emocion, lot, gëzim, përqafime, foto, mesazhe – mijëra mesazhe!” tha ai. “Unë nuk përdor rrjetet sociale, por në WhatsApp kam marrë telefonata dhe mesazhe nga të gjithë kolegët e mi.”

Përvoja e Mularonit ishte pothuajse e njëjtë. “Të nesërmen, kur shkova në punë, të gjithë po më uronin,” tha ai.

“Ndihem shumë krenar për stafin dhe shokët e mi – jo vetëm për shokët e skuadrës që ishin në fushë apo në stol atë ditë, por edhe për të gjithë bashkëlojtarët me të cilët kam stërvitur gjatë viteve të mia në kombëtare”./ZËRI

Poll

MOS HUMB