Qytetërim

Mbappe 'merr Francën për dore'! “Gjelat” triumfojnë pastër 3-0 ndaj Suedisë

Franca është bërë skuadra me sulmin më produktiv të turneut dhe tani do të përballet me Paraguain në fazën e 1/8-ve.

F.I
Mbappe 'merr Francën për dore'! “Gjelat”
Kylian Mbappe

SHBA-Franca ka arritur një fitore bindëse me rezultatin 3-0 përballë Suedisë në New Jersey, në sfidën e vlefshme për 1/16-at e Botërorit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të francezëve, falë golit të Kylian Mbappe në minutën e 45-të. Pjesa e dytë nisi me golin e Barcola që dyfishoi shifrat, ndërsa Mbappe kompletoi dopietën personale në minutën e 74-t.

Franca është bërë skuadra me sulmin më produktiv të turneut dhe tani do të përballet me Paraguain në fazën e 1/8-ve. Nga ana tjetër, Suedia pësoi humbjen e saj të parë ndaj Francës në një turne madhor dhe i dha fund aventurës në Kupën e Botës me një eliminim zhgënjyes.

 

Poll

MOS HUMB