SHBA-Sot Brazili dhe Japonia matin forcat mes tyre në garën për një vend në çerekfinale. Kjo sfidë konsiderohet ndër më tërheqëset e kësaj faze, pasi të dyja përfaqësueset hyjnë në fushë me objektivin e qartë për të prerë biletën për më tej. Skuadra që do të triumfojë në këtë përballje do të vazhdojë rrugën drejt 16 skuadrave më të mira të Botërorit.
Formacionet:
Brazili: Alisson, Danilo, Marquinhos, Gabriel Magalhães, Douglas Santos, Casemiro, Bruno Guimarães, Lucas Paquetá, Rayan, Vinicius Junior, Matheus Cunha.
Japonia: Zion Suzuki, Takehiro Tomiyasu, Shogo Taniguchi, Hiroki Ito, Ritsu Doan, Kaishu Sano, Daichi Kamada, Keito Nakamura, Daizen Maeda, Junya Ito, Ayase Ueda.
Në fakt sot ndeshja reale duket sikur ka dalë drejtpërdrejt nga një serial i animuar dhe për këtë arsye është bërë virale. Për brezin që ka qëndruar i ngjitur pas televizorit duke ndjekur episodet e Holly dhe Benji (Captain Tsubasa), e krijuar nga Yoichi Takahashi në vitin 1981, përballja mes dy ekipeve u mbyll me fitoren e Japonisë. Japonezët në filmin vizatimore fituan 3-2 në finalen e Botërorit të të rinjve, falë një roveshate epike të Hollyt.