Qytetërim

Befason Argjentina, Messi e nis nga stoli sfidën ndaj Jordanisë

Sfida Argjentinë–Jordani do të luhet në orën 04:00 të mëngjesit, ndërsa në të njëjtën orë do të përballen edhe Austria me Algjerinë.

M.K.
Befason Argjentina, Messi e nis nga stoli sfidën ndaj Jordanisë
Lionel Messi

ARGJENTINA do të zbresë sot në fushë përballë Jordanisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Botërorin 2026, ndërsa vendin i parë në grup është siguruar tashmë nga kampionër në fuqi.

Trajneri Lionel Scaloni ka vendosur që kapiteni Lionel Messi ta nisë takimin nga stoli, një zgjedhje që ka tërhequr vëmendjen, pasi ylli argjentinas është ende në garë për titullin e golashënuesit më të mirë të turneut.

Messi kryeson aktualisht listën e golashënuesve me 5 realizime, ndërsa pas tij ndodhen emra si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Erling Haaland dhe Vinicius Junior.

Sfida Argjentinë–Jordani do të luhet në orën 04:00 të mëngjesit, ndërsa në të njëjtën orë do të përballen edhe Austria me Algjerinë. Kjo e fundit pritet të jetë një ndeshje vendimtare, pasi të dy skuadrat kanë nga 3 pikë, me Austrinë që avantazhohet nga golavarazhi.

 

Poll

MOS HUMB