Qytetërim

Spanja eliminon Uruguajin, Kepi i Gjelbër shkruan historinë dhe kualifikohet nga vendi i dytë

Surpriza e madhe e grupit është Kepi i Gjelbër, që në pjesëmarrjen e tij të parë në histori në një Botëror ka prerë biletën për në fazën e 1/16-ave.

F.I
Spanja eliminon Uruguajin, Kepi i Gjelbër shkruan historinë dhe
PAMJE NGA NDESHJA

SHBA-Kombëtarja e Spanjës ka eliminuar Uruguain nga Kupa e Botës me rezultatin minimal 1 - 0 në fazën e grupeve, duke avancuar më tej në turne. Kjo humbje, e shoqëruar edhe me kartonin e kuq të Agustín Canobbio-s në shtesë, sjell eliminimin e parakohshëm të Uruguajit të Marcelo Bielsa-s. Uruguai që humbi përballë Spanjës dhe Arabia Saudite eliminohen nga turneu më i rëndësishëm futbollistik botëror.

Surpriza e madhe e grupit është Kepi i Gjelbër, që në pjesëmarrjen e tij të parë në histori në një Botëror ka prerë biletën për në fazën e 1/16-ave. Skuadra afrikane barazoi 0-0 me Arabinë Saudite, duke siguruar vendin e dytë me meritë të plotë, ndërsa si shpërblim në raundin tjetër do të sfidojë kampionët në fuqi të botës, Argjentinën.

Poll

MOS HUMB