
BRITANI E MADHE- Manchester United ka vendosur që të ndërtojë stadiumin më të madh të futbollit në botë! Drejtuesit e “Djajve të Kuq” konfirmuan në mënyrën më zyrtare shembjen e shtëpisë historike të klubit dhe ndërtimin e një stadiumi të ri me një kapacitet prej 100 mijë vendesh. Në fakt, ndërtimi i stadiumit të ri do të kushtojë rreth 2 miliardë paund.
Selia e re e skuadrës historike pritet të ndërtohet në tokën në pronësi të klubit, pranë “Teatrit të Ëndrrave”. Bashkëpronari i United Sir Jim Ratcliffe ka shprehur më parë dëshirën e tij për të ndërtuar një "Wembley of the North".
“Stadiumi ynë aktual na ka shërbyer mirë për 115 vitet e fundit, por ka mbetur prapa në krahasim me stadiumet më të mira në sportet botërore. Duke ndërtuar pranë zonës ekzistuese, ne do të jemi në gjendje të ruajmë thelbin e Old Trafford, ndërsa krijojmë një stadium vërtet të avancuar që do të transformojë përvojën e tifozëve, vetëm disa hapa nga shtëpia jonë historike,"-tha bashkëpronari i klubit, Sir Jim Ratcliffe.
View this post on Instagram
Sipas asaj që beson drejtuesit e United, stadiumi dhe projekti më i gjerë i rizhvillimit, pjesë e axhendës së zhvillimit të qeverisë, mund të sigurojë një shtesë prej 7.3 miliardë paundësh në vit për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo pasi vlerësohet se projekti i stadiumit të ri do të krijojë deri në 92,000 vende të reja pune, si dhe do të 1.8 milion vizitorë shtesë në vit.
Megjithatë, pyetjet se si klubi do të mbulojë koston e ndërtimit të stadiumit të ri nuk kanë marrë ende përgjigje, pasi Ratcliffe tha në fillim të kësaj jave se United do të kishte mbetur pa para./ZËRI