Qytetërim

“Jetonte në stacionin e trenit”! Strehoi Parashqevi Simakun, Elton Ilirjani ndan momentet prekëse: Iu ula në gjunjë

 Ilirjani zbuloi se Simaku do të qëndrojë në dhomën e hotelit për tre javë dhe më pas do vendoset se çfarë do të bëhet me këngëtaren.

F.I
“Jetonte në stacionin e trenit”! Strehoi Parashqevi Simakun,
Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku

SHBA-Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku. Ai ka ndarë pamje nga darka që ka kaluar dje nën shoqërinë e këngëtares shqiptare. 

Në një intervistë për TCH, bizesmeni zbuloi detaje nga momenti i takimit, çfarë bisedoi dhe cfarë do të ndodhë me këngëtaren e njohur shqiptare. Ilirjani zbuloi se Simaku do të qëndrojë në dhomën e hotelit për tre javë dhe më pas do vendoset se çfarë do të bëhet me këngëtaren.

"Parashqevia ka qenë në rrugët e New York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar,"-u shpreh Ilirjani.

Ai ndau në rrjetet sociale dhe një moment kur i ulet në gjunjë këngëtares, e cila në pamjet e publikuara duket e kuruar. 

“Ajo është shumë mirë, shumë e lumtur dhe ka për të shkëlqyer gjithmonë. Iu ula në gjunjë për të gjithë shqiptarët. Një djalë nga Prishtina na bëri videon. Nuk ecnim dot, shqiptarë me lot në sy na ndalonin,'-shkruan Ilirjani teksa ndan video të saj.

Parashqevi Simaku ishte zhdukur prej vitesh. Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut pasi një video e transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7", ka tronditur rrjetin. Në pamjet e rrjeteve sociale shihet Parashqevi Simaku e cila merr ndihma si e pastrehë./ZËRI

Poll

MOS HUMB