Qytetërim

Elton Ilirjani merr përsipër ‘ringjalljen’ e Parashqevi Simakut: Pimë kafe, do këndojë sërish për publikun shqiptar

Ai shkruan mbi foto se bashkë kanë konsumuar një kafe dhe premton se Simaku do të rikthehet në skenë e do të këndojë sërish për publikun shqiptar.

F.m
Elton Ilirjani merr përsipër ‘ringjalljen’ e Parashqevi
Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani

SHBA- Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka marrë përsipër rehabilitimin e këngëtares së mirënjohur shqiptarë, Parashqevi Simaku, e cila ka tronditur të gjithë publikun shqiptar prej një jave. Ilirjani ka postuar një foto në Instastory ku shihet që ka takuar artisten shqiptare, Parashqevi Simaku në Neë York.

Ai shkruan mbi foto se bashkë kanë konsumuar një kafe dhe premton se Simaku do të rikthehet në skenë e do të këndojë sërish për publikun shqiptar.

"Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë. Ajo do jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar!" shkuan Ilirjani.

Elton Ilirjani merr përsipër ‘ringjalljen’ e Parashqevi
Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani

Parashqevi Simaku ishte zhdukur prej vitesh. Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut pasi një video e transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7", ka tronditur rrjetin. Në pamjet e rrjeteve sociale shihet Parashqevi Simaku e cila merr ndihma si e pastrehë./ZËRI

Poll

MOS HUMB