Qytetërim

"E mbaja veten për të fortë", Xhensila Myrtezaj anulon koncertet: Duhet të vazhdoj terapinë

Këngëtarja tregon se ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore

F.I
"E mbaja veten për të fortë", Xhensila Myrtezaj anulon
Xhensila Myrteza

TIRANË-Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj lajmëroi fansat se ka anuluar të gjitha koncertet, për shkak të problemeve me shëndetit.

Përmes një videoje në rrjetin social “Intsagram”, ajo tregon se ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore, situatë e cila e e ka detyruar të mos dalë në skenë. Ajo shprehet se po i nënshtrohet një trajtimi dhe se do të bëhet mirë brenda ditësh.

“Nuk më ka ndodhur kurrë që të anuloj një koncert ose një event për shkaqe shëndetësore apo personale, e kam mbajtur veten për gocë të fortë, por ndonjëherë shëndeti nuk pyet se sa dëshirë apo forcë ke ti për të punuar. Mjekja më sugjeroi, në fakt ishte një urdhër që duhet të vazhdoj një terapi venoz dy herë në ditë derisa ta marr veten, është çështje ditësh dhe unë e di që do të vij sërish më e fortë se kurrë për koncertet e tjera të radhës dhe për të qenë pranë jush”, tha Xhensila.

Xhensila Myrtezaj ka qenë mjaft e angazhuar me koncertet e saj, sidomos pas ndarjes nga aktori Bes Kallaku. Së fundmi këngëtarja është shprehur se vendimi për divorcin është marrë nga ana e saj, për shkak se martesa nuk po funksiononte më, teksa tregoi se forcën e gjeti tek dy fëmijët, Ajka dhe Amen./ZËRI

Poll

MOS HUMB