
SHBA-Një tjetër video ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqet në New York është publikuar në rrjet. Ajo u filmua sërish në rrugë nga një grua shqiptare, e identifikuar si Elvira Tata. Ajo ka publikuar videon në Instagram, ndërsa shkruan “për të gjithë miqtë e mi jua shuajta pak atë kureshtjen për Parashqevinë. Tata shprehet se ajo ishte ne gjendje vërtet e varfër, por me një dinjitet te forte dhe gëzonte shëndet te plotë.
Teksa publikoi në rrjetin e saj social “Instagram” foto nga takimi me artisten e njohur, ajo tregon se Parashqevi Simaku gëzon shëndet të plotë, po është në gjendje të varfër ekonomike.
“Sot takova Parashqevinë e bukur si gjithnjë me shkëlqim në fytyrën e saj si dikur me një buzëqeshje plot dritë e jetë. Ajo ishte në gjendje vërtet të varfër por me një dinjitet të fortë dhe gëzonte shëndet të plotë. Kjo video e shkurtër pasi bëra shumë video së bashku, do t’ju tregoj që është një grua vitale e mençur dhe me shumë dritë”, shprehet Elvira Tata.
View this post on Instagram
Figura e këngëtares së njohur u rikthyer sërish në vëmendjen e publik pasi një video të transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7", e cila ka tronditur rrjetin. Në pamjet e rrjeteve sociale shihet një grua e cila ka ngjashmëri me këngëtaren, e cila merr nga fëmijët një "Çantë Bekimi (BackPack)" për të pastrehët. Ngjashmëria me këngëtaren dhe emri përputhen, madje dhe familjarët që kanë folur në media thonë se ajo është këngëtarja shqiptare./ZËRI