
SHBA-Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqej në rrugë ku merrte ndihma, një tjetër video është publike. Këtë herë një turiste shqiptare në New York i është afruar asaj dhe ka zhvilluar një bisedë me këngëtaren. Artistja shqiptare flet në anglisht dhe në shqip me qytetaren, duke i thënë se ka kohë që nuk flet shqip, ndërsa e falenderon që ka ndaluar për ta përshëndetur.
Simaku dëgjohet teksa u pohon dy shqiptareve se nuk përdor telefon, por ka një llogari në rrjetin social Facebook ku ato mund t’i shkruajnë dhe ajo do t’u përgjigjet në një moment.
"E kam më të lehtë të flas në anglisht. Me ty për herë të parë që kam folur shqip. E kam harruar, gjithë këto vite vetëm anglisht, studiova në anglisht. Dhe kur nuk komunikon vazhdimisht…Ne shqiptarët jemi ajo që ka mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria Austriake… Disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut atje. E keni ruajtur atë traditën austro-hungareze. Ata qeshin, duken rrezatues, nuk e njohin vuajtjen dhe të keqen. Më shkruaj në Facebook. Më gjen aty. Do të shohësh fotot e mia, familjen time, gjithçka është aty,'-u shpreh këngëtarja.
Dy turistet e këshillojnë Parashqevi Simakun që të mos dorëzohet me shpresën se diçka me jetën e saj do të ndryshojë.
Figura e këngëtares së njohur u rikthyer sërish në vëmendjen e publik pasi një video të transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7", e cila ka tronditur rrjetin. Në pamjet e rrjeteve sociale shihet një grua e cila ka ngjashmëri me këngëtaren, e cila merr nga fëmijët një "Çantë Bekimi (BackPack)" për të pastrehët. Ngjashmëria me këngëtaren dhe emri përputhen, madje dhe familjarët që kanë folur në media thonë se ajo është këngëtarja shqiptare. /ZËRI