Qytetërim

Biletat për finalen e Ligës së Kampioneve: Nis gara për t’i siguruar

UEFA ka vënë në dispozicion 38.700 bileta për publikun, nga një total prej 64.500.

Redaksia Zëri
Biletat për finalen e Ligës së Kampioneve: Nis gara për
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Më 31 maj 2025 në “Mynih Futboll Arena” do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampioneve. Gjysëmfinalja e djeshme magjike, me 13 gola në 2 takime, vetëm sa e ka shpënë në qiell interesin dhe kureshtjen e futbolldashësve për finale. Përherë e më tepër në rrjetet sociale vërejmë shqiptarë, individë dhe grupe, që mbështesin skuadrat e tyre të zemrës në çerekfinale dhe gjysëmfinalet e Ligës së Kampioneve. Informacione të sigurta na thonë se edhe në gjysëmfinalen e djeshme në Milano ka patur me dhjetra tifozë shqiptarë, të nisur nga Shqipëria, për të ndjekur Interin dhe/ose Barcelonën nga afër.

Mirëpo si ndahen biletat e finales? UEFA ka vënë në dispozicion 38.700 bileta për publikun, nga një total prej 64.500. Nga këto, 18.000 i takojnë secilës nga dy finalistet, ndërsa pjesa tjetër do të shitet globalisht përmes platformës zyrtare UEFA.com/tickets.

Çmimet e biletave variojnë sipas kategorive: 70 euro për "Fans First" (tifozët e klubeve), 180 euro për Kategorinë 3, 650 euro për Kategorinë 2 dhe 950 euro për Kategorinë 1. Personat me aftësi të kufizuara mund të blejnë bileta për 70 euro, që përfshijnë edhe një vend falas për shoqëruesin. Klubet pjesëmarrëse do të njoftojnë më tej mbi paketat dhe mënyrat e shitjes specifike për tifozët e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB