
ITALI- Pas ndeshjes së djeshme, Simone Inzagi, trajneri interist dhe një ndër meritorët kryesorë të mbrëmjes historike doli përpara mediave. Ai u shpreh se kjo finale ishte e merituar dhe se do të duhej shijuar. Ai e komplimentoi Barcelonën si skuadër dhe u shpreh se Interi u soll si duhej, si një super skuadër.
“Jam shumë krenar, më dhanë gjithçka që kishin. Duhet ta shijojnë, në këtë stadium, përballë njerëzve tanë”, u shpreh për lojtarët e tij italiani.
I pyetur për komunikimin me skuadrën e tij përpara shtesave, Inzagi rrëfeu se u kishte thënë se zëvendësimet do t’i ndihmonin, se do të duhej t’i besonin vetes dhe të përpiqeshin të kufizonin një skuadër shumë të vështirë.
“Kishim disa probleme, por me zemër kaluam çdo pengesë”, u shpreh finalisti i parë i Ligës.
Trajneri vazhdoi duke vlerësuar qasjen e ekipit të tij: “U përpoqëm të luanim me armët tona, me cilësitë tona. E njihnim mirë Barcelonën dhe pas ndeshjes së parë e dinim qartë çfarë do të duhej të bënim. Skuadra nuk u tregua kurrë arrogante. Të shkëlqyer. E meritojnë këtë finale.”
Më pas Inzaghi foli edhe për lojtarët e veçantë të kundërshtarit ku veçoi Jamalin dhe De Jongun. Për të dytin tha se i kishte lënë përshtypje duke qenë gjithmonë i pozicionuar mirë dhe përpunues topi me nivel të lartë./ZËRI