Qytetërim

Himara çel sezonin turistik me rekord botëror Guinness

Tavo shprehet i lumturi që Agim Agushi ka zgjedhur Himarën për këtë rekord, duke e nisur me këmbë të mbarë çeljen e sezonit turistik.

Redaksia Zëri
Himara çel sezonin turistik me rekord botëror Guinness
Agim Agushi dhe Vangjel Tavo

HIMARË-Agim Agushi ka sjellë record Guinness në Himarë në çeljen e sezonit turistik, ku ka "rrëmbyer" rekordin e 16 botëror të xhonglimit të topit me kokë duke veshur 14 bluza brenda në 1m2. Në një performancë në qendër të qytetit bregdetar, Agushi ja ka arritur të fitojë certifikatën botërore, duke lënë një shenjë edhe në Himarë.

Agimi Agushi: Kam kënaqësi dhe privilegjin të jem pjesë e hapjes së sezonit turistik. Është rekordi I 16 me radhë në qendër të qytetit të Himarës. Prej sot edhe Himara është në rekordin Guinness.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo shprehet i lumturi që Agim Agushi ka zgjedhur Himarën për këtë rekord, duke e nisur me këmbë të mbarë çeljen e sezonit turistik.

Vangjel Tavo: Kënaqësi për mua si kryetar Bashkie por kënaqësi edhe për të gjithë Himarën, sepse ky do të jetë reksordi botëror i Agim Agushit, por edhe rekordi i Agimit në Himarë, pra do jetë e Himarës në një farë mënyre.

Agim Agushi është fitues edhe i rekordeve të tjera Guinness në disiplinat e lira, pasi ka mundur të lërë pas polakun Dariusz Kolodziczyk./ZËRI

Poll

MOS HUMB