Qytetërim

Ndryshime dhe surpriza në finale

Detaji i dytë që vihet re është se Dinamoja e ka rikuperuar bomberin e saj nigerian, qendërsulmuesin nigerian Peter Itodonë, që sot pritet ta nisë titullar.

Redaksia Zëri
Ndryshime dhe surpriza në finale
Sfida

TIRANË- Dy janë surprizat e para që vërehen nga dokumenti informativ zyrtar që FSHF shpërndau për gazetarët. Arbitër i takimit, për shkak të angazhimit të nesërm, nuk do të jetë Enea Jorgji por Eldorjan Hamiti. Detaji i dytë që vihet re është se Dinamoja e ka rikuperuar bomberin e saj nigerian, qendërsulmuesin nigerian Peter Itodonë, që sot pritet ta nisë titullar.

Itodoja ka shënuar 6 gola në Kupën e këtij viti dhe 14 gola i ka shënuar në vetëm 2 faza kampionati, ku 2 të tjera i ka humbur për shkak të dëmtimit. Rikthimi i Itodos, bomberit të bluve, vjen si surprizë, që me siguri edhe për kundërshtarët do të jetë një shqetësim i shtuar.

Te Dinamoja për finalen e sotme do të ndjehet mungesa e Dejvi Bregut dhe Ardit Tolit në mesfushë, sipas listës zyrtare të takimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB