Ekonomi

Hetim për influencerat që fshehin të ardhurat/ Tatimet: 33 mln euro të padeklaruar

Sipas një njoftimi që është bërë në faqen zyrtare të Tatimeve, raportohet se ka dyshime për më shumë se 33 milionë dollarë të padeklaruara nga më shumë se 100 individë.

k.m.
Hetim për influencerat që fshehin të ardhurat/ Tatimet: 33 mln
Foto ilustruese

TIRANË- Aty ku ka klikime, ndjekës, dhurata dhe reklama, ka edhe para! Kështu Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është vendosur në ndjekje të parave, që në këtë rast janë të influencerave të njohur në rrjetet sociale. Sipas një njoftimi që është bërë në faqen zyrtare të Tatimeve, raportohet se ka dyshime për më shumë se 33 milionë dollarë të padeklaruara nga më shumë se 100 individë. Mesatarisht, çdo individ apo subjekt ka gjeneruar 330 mijë euro të ardhura gjatë vitit të kaluar. 

Kështu, Tatimet i kanë vënë në shënjestër që nga videot në TikTok e deri te klikimet në YouTube, bashkë me pagesat në PayPal apo postimet në Facebook dhe Instagram. 

"Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024. Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar,"-bën me dije Drejtoria e Tatimeve.

POSTIMI I PLOTË:

Të ardhurat e fituara nga platformat online duhet të deklarohen dhe mbi to aplikohet edhe tatimi prej 15%./ZËRI

Poll

MOS HUMB