Qytetërim

Gati për Kampionatin Botëror! Sylvinho surprizon me emrat, publikohet lista e Kombëtares shqiptare

Shqipëria do të luajë të premten e 21 marsit përballë Anglisë në Wembley

F.I
Gati për Kampionatin Botëror! Sylvinho surprizon me emrat, publikohet
Kombëtarja shqiptare

TIRANË-Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Trajneri i Kombëtares Sylvinho, ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar në dy ndeshjet e para kualifikuese të kuqezinjve, përballë Anglisë dhe Andorrës.

Elseid Hysaj, Keidi Bare, Indrit Tuci dhe Mario Mitaj janë disa nga emrat që nuk kanë arritur që t’ia dalin të jenë pjesë e listës për shkak të dëmtimeve. Përveç emrave të Berat Gjimshitit, Jasir Asanit, Kristjan Asllanit etj, shihet dhe rikthimet në Kombëtare të Anis Mehmetit dhe Naser Alijit.

LISTA:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Gati për Kampionatin Botëror! Sylvinho surprizon me emrat, publikohet

Grumbullimi zyrtar nis të hënën më 17 mars. Shqipëria do të luajë të premten e 21 marsit përballë Anglisë në Wembley dhe tre ditë më vonë do të presë në Arenën Kombëtare skuadrën e Andorrës, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”./ZËRI

Poll

MOS HUMB