Qytetërim

Çfarë po ndodh me Telegram? Durov merr 'mësim' nga arrestimi, ndryshime rrënjësore në aplikacion

Telegram tani është në proces ndryshimesh rrënjësorë, pas arrestimit të themeluesit, Pavel Durov në Francë.

M.M
Çfarë po ndodh me Telegram? Durov merr 'mësim' nga
Telegram

TIRANË- Telegram është një aplikacion që kombinon aunonimatin e përdoresve të saj me lehtësinë e përdorimit nga tregu kriminal në internet. Në shumë vende demokratike përdorimi i këtij aplikacioni është ndaluar. Telegram tani është në proces ndryshimesh rrënjësorë, pas arrestimit të themeluesit Pavel Durov në Francë.

Platforma, e cila deri më tani nuk ka bashkëpunuar me autoritetet për çështje të ndryshme kriminale po bën përmirësime për të përmbushur kërkesat ligjore dhe për të mbrojtur të drejtat e autorit. Arrestimi i Durov dhe akuzat me të cilat u përball dukej se ishin trampolina për përmirësimet e rëndësishme. Telegram u zotua se do të dorëzojë tek autoritetet detajet e shkelësve (si p.sh. numrat e ID-së dhe të telefonit) dhe se do të zhdukë përmbajtjet e paligjshme.

Mbajtësit e të drejtave të përmbajtjes sportive në Francë, si dhe në vende të tjera, kanë parë një reduktim të ndjeshëm të piraterisë televizive pas heqjes së transmetimeve të paligjshme në Telegram. Plot 26,000 përdorues të grupeve të Telegram janë në paraburgim për ndarje të paligjshme të sinjalit të TV me pagesë.

Durov u arrestua më 28 gusht dhe pas katër ditësh në paraburgim, u lirua nën mbikëqyrje të rreptë gjyqësore. Sipas kushteve të lirimit, ai duhet të paraqitet dy herë në javë në një komisariat dhe nuk mund të largohet nga Franca.

Aplikacioni i koduar i mesazheve 'Telegram' ka shkaktuar shumë reagime për shkak të lirisë që u ofron përdoruesve të tij. Themeluesi dhe kreu i saj, Pavel Durov me origjinë ruse, u arrestua të shtunën vonë në mbrëmje (24/8) në Francë për shkelje të ndryshme në të cilat ka rënë platforma./ ZËRI

Poll

MOS HUMB