
MIAMI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ‘bashkëpunëtorët’ e Sean “Diddy” Combs. Shefi i sigurimit të Diddy është Faheem Muhamed, i njohur ndryshe si “Mr. Fixit” (Zoti Rregullues), i cili mund të të rregulloj çdo problem ligjor. Madje detaje të tjera më tronditëse që janë zbuluar është se Muhamed ka qenë edhe shefi i sigurisë së mbretit të pop-it Michael Jackson, ai gjithashtu ka qenë, personi që ka parë trupin e Michael Jackson dhe madje ka verifikuar vdekjen e tij.
Tani, 15 vite më vonë, ai akuzohet se ka ndihmuar reperin të fitojë paditë e ngritura ndaj tij dhe t’i fshehi ato.
Mr. Fixit u punësua nga Jackson 3 muaj pasi ai u diplomua nga Kolegji Shtetëror Sacramento në 2008 me një diplomë Bachelor në Fakultetin e Shkencave të Administrimit të Biznesit.
Ai fillimisht ishte i punësuar si truproja e MJ-së. Por brenda 10 muajve kur Jackson vdiq nga një mbidozë droge, Muhamedi po ishte në krye të ekipit të sigurisë për yllin më të madh në planet në vetëm 21 vjeç. Gjatë gjyqit për vdekjen e Jackson, Muhamedi tregoi detajet e punës së tij.
"Unë isha shefi i sigurisë së tij, kështu që përgjegjësitë e mia varionin nga sigurimi që shtëpia e tij të mbrohej, fëmijët e tij të mbroheshin dhe të sigurohesha që aktivitetet e tij të përditshme të ishin të sigurta, të planifikuara dhe të përcaktuara”, tha ai.
Ai tregoi se u lajmërua nga Michael Amir, një nga personat që kujdesej për sigurinë e Michael Jackson, sepse ai nuk ndihej mirë dhe duhej t’i bënin CPR. Ai e përshkroi se kur pa Jackson, sytë e tij ishin të hapur dhe goja i ishte hapur, por nuk merrte frymë.
Ndërsa, tani Diddy akuzohet se se i detyronte gratë të kryenin marrëdhënie seksuale me meshkuj, ndërsa prokurorët pretendojnë se ai u dha viktimave droga të tilla si ketaminë, MDMA dhe BHB. Ata sekuestruan gjithashtu lëndë narkotike dhe trearmë, të cilat ishin fshehur në dollapin e tij të dhomës së gjumit në rezidencën në Miami. Arrestimi në Manhattan pasoi kontrollet në dy nga pronat e tij në Los Anxhelos dhe Miami si pjesë e një hetimi federal për abuzimin e mundshëm seksual dhe trafikimin e qenieve njerëzore. /ZËRI