
MIAMI- Nëna e Sean "Diddy" Combs, Janice Small Combs ka reaguar ndaj akuzave të ngritura ndaj djalit të saj. Ajo mbrojti të birin duke u shprehur se është e vërtetë që ai ka bërë gabime në disa nga zgjedhjet e tij, por nuk është përbindësh.
“Më thyhet zemra kur shoh djalin tim duke u gjykuar për gjëra të pavërteta. Ai po dënohet padrejtësisht dhe të gjitha akuzat janë ngritur në trillime dhe gënjeshtra. Jam e pikëlluar dhe e shkatërruar me këtë që po ndodh. Unë nuk mund të them se ai është perfekt, sepse e di që ka gabuar, por këto që thuhen nuk janë të vërteta,”- ka shkruar ajo në deklaratën e saj.
Reperi i njohur për hitet si "I'll Be Missing You" në vitin 1997, u arrestua me akuza për trafik seksual dhe shantazh muajin e kaluar. Ai aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në Manhatan pasi iu mohua lirimi me kusht.
Deklarata u lëshua nga avokatja e nënës së reperit, Natlie G Figgers, 5 ditë pasi u zbulua se Diddy do të përballet me më shumë se 100 padi të tjera të ngritura ndaj tij. Paditësit, burra dhe gra kanë denonxuar se ata janë sulmuar seksualisht prej tij, janë përdhunuar dhe shfrytëzuar.
Avokati i reperit i ka mohuar këto dhe të gjitha akuzat e mëparshme, duke i quajtur ato "të rreme”. Ai është përballur me një sërë akuzash që nga viti i kaluar, kur ish-partnerja e tij Cassie Ventura e akuzoi për përdhunim dhe abuzim. Combs i mohoi akuzat dhe çështja u zgjidh jashtë gjykatës mes dy palëve një ditë pasi u depozitua.
Megjithatë, ai u padit më pas nga 12 gra të tjera, shumë prej të cilave e akuzuan reperin se ai i kishte droguar dhe përdhunuar. Agjentët federalë bastisën pronat e tij në mars, ndërsa autoritetet ngritën një çështje penale ndaj tij. Ndërsa në mars u publikua një video nga viti 2016, ku Diddy dhunon ish- të dashurën e tij, Cassie, në korridorin e hotelir.
Diddy akuzohet se se i detyronte gratë të kryenin marrëdhënie seksuale me meshkuj, ndërsa prokurorët pretendojnë se ai u dha viktimave droga të tilla si ketaminë, MDMA dhe BHB. Ata sekuestruan gjithashtu lëndë narkotike dhe trearmë, të cilat ishin fshehur në dollapin e tij të dhomës së gjumit në rezidencën në Miami. Arrestimi në Manhattan pasoi kontrollet në dy nga pronat e tij në Los Anxhelos dhe Miami si pjesë e një hetimi federal për abuzimin e mundshëm seksual dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Gjithashtu ndaj tij janë ngritur padi të reja se ai qëndron pas vrasjes së Tupac dhe ka paguar një milionë dollarë për ekzekutimin e tij. Debatet mes tyre nisën pasi reperi “Tupac” i bëri diss në këngën e tij “Hit ‘em up”. /ZËRI