Qytetërim

“Ndjeja sikur po vdisja”, Justin Bieber rrëfen luftën me varësinë nga droga

Gruaja e tij Hailey Baldwin Bieber tregoi gjithashtu për vendimin e tij për të lënë drogën.

F.m
“Ndjeja sikur po vdisja”, Justin Bieber rrëfen luftën me
Justin Bieber

SHBA- Artisti Justin Bieber ka rrëfyer së fundmi betejën për varësinë nga drogërat. Mail Online shkruan se këngëtari 30-vjeçar ka treguar gjithçkanë dokumentarin “Justin Bieber: Seasons”. Në këtë prodhim, ai  flet kryesisht për periudhën kur vendosi të pastrohej.

“Ekipi im i sigurisë vinte në dhomën time natën për të kontrolluar pulsin tim,” tha ai, duke shtuar, “Njerëzit nuk e kuptojnë se sa keq ishte, ishte sinqerisht e tmerrshme. Ndjeja  sikur po vdisja,”- ka treguar ai në një pjesë.

Gruaja e tij Hailey Baldwin Bieber tregoi gjithashtu për vendimin e tij për të lënë drogën.

“Justin dhe unë nuk ishim të përfshirë në jetën e njëri-tjetrit derisa ai mori vendimin të pastrohej dhe u përpoq ta linte drogën vetë,” -tha Hailey.

Poll

MOS HUMB