Qytetërim

Pak ditë përpara fillimit të BBVK 3, babai i Jonida Vokshit në gjendje kritike për jetën

Ajo ka rrëfyer se babai i saj vazhdon të jetë në gjëndje kritike duke shtuar se këto ditë si “4 ditët më të vështira të jetës” por nuk ka dhënë më shumë informacione.

M.M
Pak ditë përpara fillimit të BBVK 3, babai i Jonida Vokshit
Jonida Vokshi

TIRANË- Pak ditë më parë, Jonida Vokshi ndau me ndjekësit e saj lajmin se ajo po kalon një moment shumë të vështirë për shkak të gjëndjes të rënduar shëndetësore të babait të saj. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale ajo falenderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe.

Ajo ka rrëfyer se babai i saj vazhdon të jetë në gjëndje kritike duke i përshkruar këto ditë si “4 ditët më të vështira të jetës” por nuk ka dhënë më shumë informacione.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj sa shumë falenderuese jam ndaj jush, që më keni shkruar dhe dhënë kaq shumë dashuri e mbështetje gjatë këtyre 4 ditëve më të vështira të jetës sime. Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje. Gjendja e babit vazhdon të jetë kritike, por me besim çdo sekondë në Zot! Do mundohem t’i rikthehem përditshmërisë, të jem në kontakt me ju, kjo do të më ndihmojë edhe mua. Shumë dashuri për ju!”

Pak ditë përpara fillimit të BBVK 3, babai i Jonida Vokshit
Postimi i jonida vokshit

Pak ditë më parë, moderatorja njoftoi se babai i saj është në gjëndje kritike nga ana shëndetësore. Ajo e ndau lajmin në Instgram ku edhe uroi që ai të bëhet sa më mirë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB