
SPANJË- Elisabetta Gregoraci, ish-bashkëshortja e Flavio Briatore, ka treguar për mënyrën se si familja e Michael Schumacher komunikon me të që nga aksidenti i rëndë në 2013.
Sipas deklaratave të saj, Schumacher nuk mund të flasë, por komunikon me anë të syve e tij. Ky komunikim është i kufizuar dhe vetëm tre persona mund të komunikojnë me të. Familja e tij pak kohë më parë është zhvendosur në Spanjë, ku kanë ngritur edhe një spital rezidencial për rehabilitimin e tij.
Sipas mediave të huaja, detajet për gjendjen e tij shëndetësore mbeten ende të kufizuara, ky komunikim joverbal është metoda kryesore me të cilën Schumacher ndërvepron me familjen e tij. Deklaratat e Gregoracit shkaktuan shumë reagime, pasi familja e Schumacher ka zgjedhur që jetën e tyre private ta mbajë larg syrit të publikut.
Gregoraci është ish-bashkëshortja e Flavio Briatore, menaxhreit të famshëm i ekipit të garave Benetton Formula 1.
Që nga aksidenti i tij me ski në Alpet Franceze me djalin e tij Mick, Schumacher është duke u mbajtur nën përkujdesje të vazhdueshme. Gruaja e tij, Corinna, i ka mbajtur gjërat shumë private, duke e mbrojtur ish-pilotin nga sytë e publikut. Përditësimi i fundit publik për gjendjen e tij ishte në vitin 2020 kur ai iu nënshtrua trajtimit me qeliza staminale./ ZËRI