
RIAD- Georgina Rodriguez është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, por kohët e fundit ajo u “zhduk”, gjë që shqetësoi fansat e saj. Por duket se partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, ka pasur probleme shëndetësore dhe gjatë kësaj kohe ka qenë në spital. Përmes një postimi në “Instagram” ajo shkruan se prej 4 ditësh ka qenë në spital për shkak të pneunomisë, por tani u rikthye sërish në shtëpinë e saj.
“Më në fund kthehu në shtëpi! Kam kaluar katër ditë në spital me pneumoni. Tani jam më mirë, por ende po shërohem në shtëpi me familjen time”, shkruan Rodriguiez.

Georgina Rodríguez, një modele spanjolle, është më e njohur për lidhjen e saj me futbollistin portugez, Cristiano Ronaldo. Ajo ka mbi 60 milionë ndjekës në Instagram si rezultat i kësaj romance të përhapur gjerësisht si dhe karrierës së suksesshme të modelingut. /ZËRI