
PRISHTINË- Bahtjar Bajraktari, i njohur me emrin e artit DJ Crax, është lënë i lirë, pas më shumë se 3 muajsh në burg. "DJ" i reperit Rigels Rajku ishte arrestuar për shkak të një sherri në një nga klubet e Pejës ku u dhunua personazhi i famshëm në TikTok, Medi Iseni.
Pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgim në Shqipëri, Bajraktari është ekstraduar në Kosovë tri ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë. Pasi ka dalë në gjyq, Bajraktari është lënë i lirië. Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonlinen edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, por nuk jepen detaje të tjera lidhur me masën e sigurisë që është caktuar ndaj "DJ" të njohur.
Çfarë ndodhi në Pejë?
Ndërkohë Arkimed Lushaj vijon të jetë në kërkim, Noizy qëndroi disa javë në paraburgim në Shqipëri, pasi u vu në pranga, si një prej personave të dyshuar për dhunimin e Medi Isenit, ngjarje e ndodhur në një lokal në Pejë.
Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzoi se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ZËRI