Qytetërim

Vdekja e Liam Payne nxjerr në pah padi të reja ndaj Diddy-t, reperi detyronte stafin të mbante kokainë rozë

Së fundi, ai pretendoi se vetë Combs i ofroi një herë kokainë rozë, por ai e refuzoi ofertën e tij.

I.F
Vdekja e Liam Payne nxjerr në pah padi të reja ndaj Diddy-t, reperi
Diddy

MIAMI- Vdekja e këngëtarit Liam Payne ka nxjerrë në dritë disa detaje të reja në lidhje me akuzat që bien mbi reperin Sean “Diddy” Combs. “Kokaina rozë” e gjetur në sistemin e Liam Payne pas vdekjes së tij është e njëjta substancë që punonjësve të Diddy-t dyshohet se duhej të mbanin me vete gjatë gjithë kohës.

Kokaina rozë, një përzierje droge e marrë në formë pilule ose pluhuri që përmban ekstazi, ketaminë, kafeinë dhe një drogë psikotrope e njohur si 2-CB ose Tusi, e cila përdoret për të trajtuar mosfunksionimin seksual, dyshohet se ishte e nevojshme të gjendej në çantën e punonjësve të tij.

Sipas padisë së producentit Rodney "Lil Rod" Jones, ish-drejtoresha e personelit të Combs, Christina Horam, kërkoi që "çdo punonjës, deri te personat e afërt me Diddy-n e deri te stafi i pastrimit, të mbante atë drogë me vete si edhe kokainë, ekstazi, karamele marihuanë dhe GHB, e njohur si “droga e përdhunimit”.

"Ishte e rëndësishme për Horam që ilaçi i preferuar i Combs ishte gjithmonë gati kur ai e kërkonte atë,"- pohoi Jones.

Producenti, i cili ka paditur Combs për sulm seksual, pretendoi se ai ishte dëshmitar i shpërndarjes së drogës tek reperi dhe "mysafirët e tij" në jahte dhe në shtëpitë e tij në Los Anxhelos, Nju Jork dhe Miami. Së fundi, ai pretendoi se vetë Combs i ofroi një herë kokainë rozë, por ai e refuzoi ofertën e tij. Menjëherë pas kësaj, ai dyshohet se u sulmua seksualisht në një nga banjat e rezidencës nga kushëriri i partnerit të atëhershëm të Combs, Yung Miami.

Në padi, producenti akuzon edhe Yung Miami, e cila ishte në një lidhje me reperin nga viti 2021 deri në vitin 2024, se ka transportuar kokainë rozë për llogari të partnerit të saj të famshëm dhe ka vepruar si punëtore seksi për të. Ajo, e cila është anëtare e grupit City Girls, i mohoi akuzat në prill. Combs hodhi poshtë gjithashtu padinë e Jones, duke thënë se është plot me "akuza juridikisht joserioze dhe gënjeshtra të hapura".

Diddy akuzohet se se i detyronte gratë të kryenin marrëdhënie seksuale me meshkuj, ndërsa prokurorët pretendojnë se ai u dha viktimave droga të tilla si ketaminë, MDMA dhe BHB. Ata sekuestruan gjithashtu lëndë narkotike dhe trearmë, të cilat ishin fshehur në dollapin e tij të dhomës së gjumit në rezidencën në Miami. Arrestimi në Manhattan pasoi kontrollet në dy nga pronat e tij në Los Anxhelos dhe Miami si pjesë e një hetimi federal për abuzimin e mundshëm seksual dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Gjithashtu ndaj tij janë ngritur padi të reja se ai qëndron pas vrasjes së Tupac dhe ka paguar një milionë dollarë për ekzekutimin e tij. Debatet mes tyre nisën pasi reperi “Tupac” i bëri diss në këngën e tij “Hit ‘em up”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB