Qytetërim

‘Faleminderit për mikpritjen, paqe mes kombeve’! Mesazhi i Iranit në dhomën e zhveshjes, pas ndeshjes me Belgjikën

Los Angeles ka pritur dy ndeshjet e para të Iranit

F.I
‘Faleminderit për mikpritjen, paqe mes kombeve’! Mesazhi i
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Ekipi i futbollit iranian la një shënim falënderimi për qytetin pritës të Kupës së Botës, Los Angeles, në dhomën e zhveshjes të dielën (21 qershor), pas një barazimi 0-0 me Belgjikën. Los Angeles ka pritur dy ndeshjet e para të Iranit dhe skuadra do të përballet me Egjiptin në Seattle.

“Nga Persia e lashtë mijëra vjet më parë deri te Irani i qytetëruar i sotëm, shpirti i Iranit mbetet i gjallë dhe i palëkundur. Erdhëm në Los Angeles me krenari, garuam me nder dhe u larguam me dinjitet. Faleminderit Los Angeles për mikpritjen tuaj. Paqe, respekt dhe miqësi”, shkruhej në shënimin e shkruar me dorë, i cili u postua në Telegram nga federata e futbollit të Iranit.

Për shkak të kufizimeve të udhëtimit, ekipi iranian ka qenë i vendosur në Tijuana të Meksikës gjatë gjithë turneut dhe po udhëton drejt Shteteve të Bashkuara për ndeshje, duke shkaktuar ankesa nga trajneri dhe lojtarët e Iranit.

Poll

MOS HUMB