
TIRANË- Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm në lidhje me gjendjen shëndetësore të këngëtares shqiptarë, Parashqvi Simaku. Në një postim në rrjetet sociale, Ilirjani shprehet se tashmë ajo ka nisur mjekimin.
“Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty! Ti sot pate bekimin e Zotit dhe prindërve të tu që vdiqën me merak për ty! Shërim të shpejtë Flutura jonë rozë! Tani jam i qetë sepse sfiduam dhe fituam atë që duhej! Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station!”- shkruan Ilirjani.
View this post on Instagram
Dy ditë më parë, Ilirjani dha lajmin e Simaku është shtruar në spital psikiatrik. Ai tha se për të është diçka e trishtë, por është e nevojshme për shëndetin mendor të këngëtares.
Parashqevi Simaku ishte zhdukur prej vitesh. Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut pasi një video e transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7", ku Parashqevi Simaku shihej teksa merrte ndihma si e pastrehë. Më vonë, ajo u takua me biznesmenin Elton Ilirjani, i cili hapi dhe një GoFundMe për ta rikthyer këngëtaren shqiptar në skenën e muzikës.