
SHBA- Pas 17 vitesh martesë, Jessica Alba dhe Cass Warren kanë vendosur të ndajnë rrugët e tyre. Aktorja e nominuar për Golden Globe konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale duke theksuar se prioriteti i tyre tashmë është lumturia dhe mirëqënia e tre fëmijëve të tyre.
“Gjatë viteve të fundit kam qenë në një udhëtim të vetë-zbulimit dhe ndryshimit, si person dhe si partnere me Cass-in. Jam krenare për mënyrën se si jemi rritur së bashku si çift dhe në martesën tonë gjatë 20 viteve të fundit. Tani është koha për të filluar një kapitull të ri të rritjes dhe zhvillimit si individë,”-shkruan Alba në postimin e saj në Instagram.

Alba u martua me producentin e filmit në vitin 2008 pasi ishin takuar së bashku 4 vite më parë në xhirimet e Fantastic Four. Nga martesa e tyre sollën në jetë tre fëmijë, Honor 16-vjeçar, Haven 13-vjeçar dhe Hayes 7-vjeçar.
TMZ dhe People raportuan javën e kaluar se çifti ishte ndarë dhe po shkonte drejt divorcit. Edhe pse lajmi u bë publik, përfaqësuesit e të dyve nuk iu përgjigjën menjëherë të enjten kërkesave të 'The Times' për koment./ZËRI