Qytetërim

Elton Ilirjani zbulon çfarë po ndodh me Parashqevi Simakun, këngëtarja shtrohet në një spital psikiatrik

Ai tha se për të është diçka e trishtë, por është e nevojshme për shëndetin mendor të këngëtares.

I.F
Elton Ilirjani zbulon çfarë po ndodh me Parashqevi Simakun,
Parashqevi Simaku

NEW YORK- Sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili ka qëndruar pranë Parashqevi Simakut dhe e ndihmoi atë që të bashkohej me djalin dhe të takonte ish-bashkëshortin, ka ndarë sot një lajm të trishtë. Ditën e sotme Ilirjani ka lajmëruar se këngëtarja ikonë shqiptare prej 2 javësh është shtruar në një spital psikiatrik në New York. Ai tha se për të është diçka e trishtë, por është e nevojshme për shëndetin mendor të këngëtares.

“Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto 2 javë? Nesër ajo bën dy javë që është shtuar në një spital psikiatrik në Neë York. Ka dy javë që është në një pavion psikiatrik të një spitali të New York-ut. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një nga momentet më të vështira por e kuptoj që çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe për kurim”, tha Iliriani në një video të postuar në rrjetet sociale.

 

Parashqevi Simaku ishte zhdukur prej vitesh. Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut pasi një video e transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7". Në pamjet e rrjeteve sociale shfaqej, Parashqevi Simaku, e cila merrte ndihma si e pastrehë. Por ajo u gjet nga biznesmeni Ilirjani, i cili po kujdeset për të./ZËRI

Poll

MOS HUMB