
COLORADO- Jennifer Lopez u “arratis” për në në Aspen të Colorados, por duket se disa takime interesante ndodhën atje. Teksa Lopez planifikoi të shkojë me pushime, ndryshe nga siç e kishte menduar, ajo kaloi kohë me Kevin Costner.
Sipas UK's Closer, të dy janë parë duke shijuar një pije dhe duke biseduar në shoqërinë e miqve. Lopez, pas ndarjes me Ben Affleck, duket se po i kushton kohë vetes, duke udhëtuar dhe takuar njerëz të rinj, duke u përpjekur të ndryshoje përditshmërinë e saj.
Një person i afërt me këngëtaren, zbuloi detaje gjatë takimit të tyre, duke thënë se ata janë ende në fazat e para të takimit.
“Tani për tani gjërat janë ende në fazat e hershme, por pasi u takuan në Aspen, ai i dërgoi asaj një buqetë të madhe me lulet e saj të preferuara me një shënim të vogël të shkruar me dorë së bashku me një shishe të madhe shampanjë. Ata kanë folur pothuajse çdo ditë që atëherë dhe plani është që të takohen për darkë në dy javët e ardhshme kur oraret e tyre të përputhen”, tha burimi.
Edhe miqtë e tyre duket se e miratojnë lidhjen e tyre, pasi raportojnë se kanë shumë të përbashkëta. Sipas të njëjtit person, Lopez është e mahnitur prej tij.
“Lopez thuhet se pëlqen sa i apasionuar është Kevin për të bërë filma dhe është gjithashtu një muzikant, dhe ai është i mahnitur se sa në formë të jashtëzakonshme është ajo dhe se si ajo arrin të duket përjetësisht e re. Ajo është ndër njerëzit që e frymëzojnë atë të hyjë në palestër dhe të provojë se mosha është vetëm një numër", shtoi burimi.
Jennifer Lopez & Kevin Costner at Kemo Sabe in Aspen ???? @backgrid_usa pic.twitter.com/bw9v7KaO60
— deuxmoi (@deuxmoiworld) December 29, 2024
Ata që e njohin mirë Lopezin, theksojnë se ajo mund të mos jetë ende gati për të hyrë në një lidhje të re, pasi ndarja e saj nga Affleck është relativisht e fundit, por vlerësojnë se "çdo gjë është çështje kohe". “Edhe nëse nuk ndodh tani dhe ata mbeten miq për momentin, koha është gjithçka. Pra, ka mundësi për të ardhmen që këta të dy të takohen. Të gjithë miqtë e tyre mendojnë se do të jenë të përsosur së bashku”, përfundoi burimi.

Të dy aktorët aktualisht janë beqarë. Jennifer Lopez u divorcua nga Ben Affleck në vitin 2024, pas dy vitesh martesë. Sa i përket Kevin Costner-it, ai dhe Christine Baumgartner kanë qenë së bashku për gati 20 vjet, duke vendosur të shkojnë të ndarë vitin e kaluar. /ZËRI