
MADRID- Jude Bellingham është kthyer në qendër të tabloideve së fundmi dhe kjo për shkak të partneres së re, Ashlyn Castro. Prej momentit kur dyshja u pa së bashku në Santiago Bernabeu, shumë media nisën të “gërmonin” të shkuarën e Castro-s, duke nisur dhe një furi thashethemesh rreth saj. Madje, vetë Castro deklaroi se të gjitha lajmet rreth saj janë të rreme.
Por çfarë ndodhi?
Shumë media raportuan se Castro ka pasur marrëdhënie me aktorë të Hollywood, madje u publikuan imazhe të rreme në faqe të ndryshme të internetit, duke pretenduar se ajo punon si eskortë, ose shoqëruese luksi. Në disa artikuj të publikuar, thuhej se Ashlyn Castro ka qenë në një marrëdhënie me Michael B. Jordan dhe emra të tjerë të famshëm si, Lewis Hamilton dhe James Fox.
Castro, 27 vjeç, ndau anën e saj të historisë përmes një video rreth 10 minuta të gjatë në platformën TikTok të titulluar: Pjesa më e vështirë nuk është të thuash të vërtetën, por të gjesh guximin për ta bërë atë.
“Nuk di as nga t’ia filloj, por do të bëj maksimumin që të arrij vetëm te pika kryesore. Më bën të ndihem jashtëzakonisht në siklet të flas për jetën time personale në kamera. Unë nuk e kam bërë këtë shumë herë, kështu që ju lutem më duroni. Nga çdo kënd që mund të mendoni, njerëzit më kanë sulmuar, më kanë ngacmuar, janë treguar kaq mosrespektues ndaj meje. Është shumë për t’u përballuar. Le të flasim për historinë e takimeve. Unë kam qenë në një lidhje me vetëm tre djem në 8 vitet e fundit. Në vitin 2017 kam pasur lidhjen time të parë dhe ai është personazh publik, ndaj për këtë jam përballur me faktin se njerëzit flasin për mua, shpikin gjëra për mua. Nuk kishte asgjë në internet për mua më parë, kështu që njerëzit shpikën një sërë gjërash për të justifikuar urrejtjen e tyre për mua për shkak të atyre që takohesha në atë kohë. Dhe më pas, për gjashtë vitet e fundit pas kësaj, u takova me dy njerëz. Pra, tre marrëdhënie në total,”- tha ajo.
@ashlyncastro17 The hardest part is not speaking the truth, but finding the courage to do it.
♬ original sound - Ashlyn
Lidhja e saj romantike publike
Ish-i dashuri i Ashlyn Castro ishte lojtari i NBA-së Terrance Mann, i cili e ka mbrojtur atë publikisht në të kaluarën dhe në mënyrë të ngjashme ka mohuar akuzat e rreme të bëra për të në internet. Ka pasur gjithashtu akuza se 27-vjeçarja ka krijuar llogari të rreme në rrjetet sociale në të kaluarën, të cilat ajo i ka mohuar në mënyrë të ngjashme.
"Unë kurrë nuk kam krijuar një faqe false ose një llogari false për të thënë diçka. Unë mendoj se njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që bëjnë dhe thonë. Të njëjtët njerëz pretendojnë se kam ripërsëritur gjëra fyese, ndërsa e vetmja llogari që kam pasur ndonjëherë në Tëitter është krijuar në vitin 2013 dhe kam bërë një tëeet. Po panikosem dhe kjo sepse nuk jam gati të flas për të gjitha këto në internet. Kjo është jashtëzakonisht personale. Është jeta ime e vërtetë. Nuk duhet të flas për këto gjëra. Por duke ecur përpara do të flas për gjëra që janë të rëndësishme, si shëndeti mendor. Kjo është diçka për të cilën doja të përdorja platformën time, por nuk isha gati”.
Punonjëse seksi?
Lidhur me imazhin e saj që dyshohet se është “zbuluar” në një uebsajt luksoz eskortash, Castro tha se fotoja ishte marrë nga Instagrami i modeles. Në ndeshjen e Real Madridit ndaj Gironas, Jude Bellingham ishte i pranishëm në tribunat e “Santiago Bernabeu” së bashku me partneren e tij, Ashlyn Castro dhe nënën e tij.
Probleme me mamanë e Bellingham?
Kamerat e stadiumit po filmonin nga vendi ku çifti ishte ulur, ndërsa mamaja e Jude, Denise, ishte pak më larg. Në një moment, Denise u kap nga kamerat duke parë Ashlyn me një vështrim kritik, gjë që natyrshëm u bë temë komenti në media.
Ndërsa më vonë u publikua një tjetër video, ku Denise dhe Ashlyn shohin njëra-tjetrën dhe qeshin./ZËRI