Qytetërim

Dy ditë para gjyqit me Blake Lively, Baldoni publikon përmbajtjen e padisë në rrjetet sociale

Madje, aktori ka hapur një faqe interneti publike që përmban dokumente që kanë të bëjnë me betejën ligjore të aktorit, dy ditë para seancës së parë gjyqësore për çështjen.

I.F
Dy ditë para gjyqit me Blake Lively, Baldoni publikon përmbajtjen e
Justin Baldoni dhe Blake Lively

SHBA- Regjizori dhe aktori Justin Baldoni ka nisur një fushatë në internet në mbrojtje të pafajësisë, përballë akuzave për ngacmim seksual ngritur nga aktorja Blake Lively. Dyshja theu rekorde në 2024 me filmin It Ends Ëith Us, por pas premierës së filmit skandale të reja dolën në dritë. Lively e akuzoi atë për ngacmim seksual, përndjekje dhe prishje imazhi. Sipas saj, këto ndodhën gjatë xhirimeve të filmit dhe Baldoni shtoi skena shtesë që përfshinin puthje dhe kontakt fizik, ndryshe nga kontrata e tyre.

Por, Baldoni ngriti akuza ndaj Lively dhe e paditi atë dhe bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds për 400 milionë dollarë për prishje imazhi. Madje, aktori ka hapur një faqe interneti publike që përmban dokumente që kanë të bëjnë me betejën ligjore të aktorit, dy ditë para seancës së parë gjyqësore për çështjen.

Deri më tani, faqja e internetit përmban dy dokumente publike, të cilat tashmë janë depozituar në gjykatë: ankesa e ndryshuar e Baldonit kundër 400 milionë dollarëve që Lively dhe bashkëshorti i saj duan si dëmshpërblim, plus një "plan kohor të ngjarjeve përkatëse" prej 168 faqesh.

Ekipi i regjizorit ka pohuar se nuk kanë "asgjë për të fshehur". Ndërsa ekipi i Lively ka kërkuar kufizime mediatike për të siguruar që procedurat në këtë gjykatë të mos paragjykohen nga sjellja e avokatit jashtë sallës së gjyqit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB